http://www.botasot.info/img/skendqa.jpgPozita dhe opozita vazhdojnë të kenë qëndrime tërësisht të kundërta sa i përket vazhdimit të dialogut me Serbinë. Opozita i konsideron edhe bisedimet e deritashme si politike dhe kërkon që të ndërprehen, duke i quajtur të dështuara edhe ato raunde që janë zhvilluar deri më tani, përderisa pozita konsideron se me këto bisedime, Kosova ka shënuar sukses, por është Serbia ajo që është komprometuar karshi faktorit ndërkombëtar.

Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi nuk dëshiron të komentojë nëse ka dështuar ajo jo dialogu, por ka thënë se deri tani nuk janë tejkaluar kornizat e përcaktuara me rezolutën e Kuvendit të Kosovës, ngase sipas tij, deri tani ende nuk ka filluar të bisedohet për diçka që Kuvendi ka vënë vija të kuqe.

SHPËRNDAJE