Edhe pse kundërshton dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkon përfshirjen e Shqipërisë në bisedime. Kurti është shprehur se Tirana zyrtare ka obligim për të gjithë shqiptarët jashtë kufijve.“Kosova ka arritur deri këtu si rezultat i sakrificave dhe rezistencës në emër të kombit. Për rrjedhojë, pavarësia e Kosovës duhet të jetë në funksion të kombit. Unë e kuptoj qeverinë e Shqipërisë që nuk mban dot qëndrim më radikal se qeveria e Kosovës, por mendoj që Shqipëria ka obligim kushtetues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve”, ka thënë Kurti.Lideri i Vetëvendosjes shprehet se e kupton Qeverinë e Shqipërisë që nuk mban dot qëndrim më radikal se Qeveria e Kosovës, por sipas tij, Shqipëria ka obligim kushtetues.Kurti kritikon kryeministrin Thaçi se do të hyjë në dialog me ish-bashkëpunëtorët e Millosheviçit. Në reagimin opozitar, ai nuk i përjashton edhe protestat.“Fundi i mbikëqyrjes nuk po e bën Kosovën sovrane. Protektorati ndërkombëtar tani do të hyjë brenda institucioneve të Kosovës. UNMIK-u, KFOR-i dhe EULEX-i do të jenë të gjitha këtu”, thotë Kurti, i cili shkon edhe më tej.

“Besoj se kjo është pjesë e një skenari ku Kosova do futet në bisedime politike me Serbinë, pa kushte. Qeveria e ka bërë Kosovën si pazar, pasi e konsideron atë si mall të vjetër”, thekson Kurti.

SHPËRNDAJE