Bisedimet Kosovë-Serbi, javën e ardhshme

http://www.botasot.info/img/bisedimet-kosove-serbi.jpgSerbia dhe Kosova mund të vazhdojnë negociatat në bashkëpunim praktik në javën e ardhshme, në përpjekje për t’i dhënë fund një ngecje që kërcënon aspiratat e Beogradit për të filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), tha një diplomat evropian.

Bashkimi Evropian (BE) pritet të vendosë në dhjetor nëse Serbia do të fillojë me procesin për anëtarësim në BE. Por, vende të ndryshme e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim pa pasur një zvogëlim të tensioneve në mes Serbisë dhe Kosovës.

Bisedimet u ndërprenë në mes të vitit, duke shtuar kështu një valë të dhunës në pjesën veriore të Kosovës, ku jeton një pjesë e popullsisë serbe.

Diplomatë të Bashkimit Evropian kanë bërë përpjekje për ndërmjetësim dhe një raund i ri i bisedimeve po përgatitet.

“Bisedimet pritet të rinisin në fund të kësaj jave ose në fillim të tjetrës. Data e saktë ende nuk është konfirmuar”, ka thënë një diplomatë i BE-së në kushte anonimiteti.

Me fokus në çështjet teknike, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit kanë për qëllim të përmirësojnë bashkëpunimin në fushat si telekomunikacioni, kufijtë, tregtia, edukimi dhe anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni