Justin Bieber ka hedhur poshtë mundësinë që ai të jetë baba i fëmijës për të cilin thuhet se ai e ka pasur qëkurse ishte 16 vjeçar.

Adhuruesja e Bieber, Mariah Yeater, tash 20 vjeçare ka thënë në disa letra se kishte pasur marrëdhënie seksuale me yllin në prapaskenë në kohën kur ai mbante koncert në Los Angeles dhe ai është baba i fëmijës së saj që quhet Tristyn Anthony Markhouse Yeater.

Por, Justin i ka quajtur këto akuza si të “pavërteta dhe false”.

“Nuk kam takuar asnjë grua atë natë. Dua të them se thellësisht jam i dëshpëruar më këtë akuza dhe thashetheme. Po them të vërtetë. Nuk kam takuar askënd dhe unë jam thjesht viktimë e thashethemeve”, tha Bieber. (EXPRESS)

SHPËRNDAJE