Një studim i ri i SHBA-së ka treguar se besimi në Zot po bie ngadalë në botë, edhe pse përqindja ndryshon nga vendi në vend. Filipinet janë në vendin e parë në botë, ku 94 për qind e anketuesve thonë se “janë të sigurt” për ekzistencën e Zotit. Kili është i dyti me 88 për qind, SHBA-ja e treta me 81 për qind. Besimi është më i ulët në ish-Bashkimin Sovjetik dhe shtetet e ish-bllokut sovjetik, përveç Polonisë. Në ish-Gjermaninë Lindore, besimi në Zot është diku 13 për qind, ndërkaq në Republikën Çeke 20 për qind. Besimi në Zot ka shënuar rritje vetëm në pak shtete, përfshirë Rusinë, Slloveninë dhe Izraelin.

Studimi i kryer nga Universiteti i Çikagos është kryer në 30 shtete jomyslimane në vitin 1991, 1998 dhe 2008. (SHQIP)

SHPËRNDAJE