Kryetari I Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni Sulejman Rexhepi përmes një deklarate me shkrim ashpër ka reaguar ndaj paralajmërimeve se në vendin ku dikur ka qendruar xhamia Burmali do të fillojnë ndërtimet e Shtëpisë së Oficerëve . BFIM thekson se në asnjë rast si institucion fetar islam së bashku me besimtarët nuk do të pajtohen në asnjë rast që në lokacionin e Xhamisë së Burmalisë së shkatërruar të ndërtohet Shtëpia e Oficerëve e cila siç thuhet simbolizon militantizmin e okupatorit serb.

“Mbrëmë me keqardhje dhe habi të madhe morën informatën përmes mediumeve elektronike se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si dhe Komuna Qendër, biznesmenit grek Kondominas, i kanë dhënë lejen për ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve në sheshin e Qytetit të Shkupit, mbi themelet e xhamisë së Burmalisë e cila me shekuj ka qenë pjesë e atij sheshi, thuhet në reagimin e BFI-së në të cilin më tej thuhet:

Me këtë korrespodencë me shkrim në mënyrë serioze ju paralajmërojmë se nëse fillon çfarëdoqoftë ndërtimi mbi themelet e Xhamisë së Burmalisë, pasojat nga sjellja juaj jo njerëzore do ti mbartni Ju që keni sjellë një vendim të tillë në një kohë e cila është tepër e ndjeshme për raportet ndëretnike dhe ndërfetare në vend. Ne shpresojmë se logjika do të mbizotërojnë dhe do ta ndërpritni këtë punë shejtani”, thuhet në reagimin e BFI të firmosur nga kryetari Sulejman Rexhepi.

SHPËRNDAJE