INTERVISTË ME BESIM ABDULIN, KYRETAR I KUVENDIT KOMUNAL TË PRESHEVËS DHËNË AIK “PRESHEVA JONË”

 

Në këtë fundë vitë është miratuar projekt buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2012 në vlerë prej 607 000 000, për herë të parë ka një buxhet kaq të lartë i cili vjen si rrezulltat i ndryshimit në taksa ku pas presionit të lartë në pushtetin qendrorë këto taksa tani në pushtetin lokal shkojnë deri në 80 %,ku në muajt në vazhdim presim që buxheti të arrij shumën e mbi 700 000 000 dinarve (7 000 000 euro), thotë z.Besim Abdulli, njeriu numër një i  Kuvendit Komunal të Preshvës në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare ”Presheva Jonë”

 

Preshevë, 06 shkurt/AIK-Presheva jonë

 LUGINA  E PRESHEVËS, MEGJTHATË  ËSHTË E INKAUDRUAR NË BISEDIMET MES BEOGRADIT DHE PRISHTINËS EDHE PSE NË MENYRE INDFIREKTE  NESË KEMI PARASYSH DIPLOAMT

Presheva Jonë: z.Abduli,cilat sic e dim pas cdo fundviti hidhen në tavolinë sukseset dhe ngecjet në realizimin e qëllimeve të cdo institucioni,për ju si kryetar i kuvendit,cilat janë sukseset dhe ngecjet që e kanë karakterizuar vitin 2011 ?

BESIM ABDULI: Së pari ju falemderoj për intervistën dhe do të thoja se vitin 2011 sa i përketë punës së Kuvendit Komunal ku koalicioni aktual i ka pasur dhe i ka 20 këshilltarë qka sado pak e ka kushtëzuar punën e kuvendit pasi që në shumicën e rasteve në mungesë të një këshillëtari është dashur që seancat të shyhen,ndërrohen data për arësye shpesh mjeksore,individuale,por në përgjithësi unë personalishtë jam i kënaqur me punën të cilën kemi zhvilluar nuk është arritur maksimumi të cilin e dëshirojmë por është një mesatare e cili mund të kualifikohet si e pranueshme në kuptimin e punëve të kuvendit që nga fillimi deri në fund për miratimin si të ribalancit në atë të vitit 2012 ,buxhet ky i cili është mjaftë premtues për qytetarët e Komunës së Preshevës,kemi pasur gjithësej pesë seanca të Kuvendit Komunal ku mund t`ju them se ka pasur një volum punë të mjaftueshme pasi që ka pasur seancë e cila ka zgjatur dy,tri apo edhe katër ditë. Dicka që mund të përmendi është ajo se këshillëtarët kanë qenë të kënaqur me punën e udhëheqjes së Kuvendit. Gjatë vitit 2011 janë miratuar akte të rëndësishme sic është ai i situatave të jashtëzakonshme,janë miratur edhe akte të cilat kanë pasur të bëjnë me plane urbanistike megjithëatë them se nuk ka pasur një volum të dëshirueshëm të punës,por ajo e cila është bërë them se është e kënaqshme. Kur përmbledhim punët e përgjithshme vlenë të theksohen dy seancat e jashtëzakonshme dhe për këtë do ti falemderoj edhe të gjitha grupet parlamentare tek të cilat kemi gjetur përkrahje,gjithashtu vlen të theksohet edhe se kuvendi ka organizuar edhe tri seanca të tri kuvendeve në bashkëpunim me atë të Bujanocit dhe Medvegjës. Këto zhvillime mund të them se kanë ndrikuar pozitivishtë në raport me situatën aktuale politike.

 

 

Presheva Jonë: z.Abduli si i cilësoni marrëveshjet e arrituar mes Prishtinës dhe Beogradit nga të cilat parashihet të përfitojnë edhe qytetarët e Luginës së Preshevës,sic janë diplomat,qarkullimi i lirë…?
BESIM ABDULI:  Si fillim mund të them se është mirëpritur fillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi,neve kemi si lidership nga Lugina i kemi përshëndetur që nga fillimi këto bisedime të cilat janë sinkronizuar me ata zërat të cilët kanë qenë të dëshpruar për shkak të moskyqjes së faktorit politik të Luginës. Me zhvillimin e këtyre bisedimeve ne po shohim se Lugina e Preshevës nuk është lënë jashtë agjendër së bisedimeve qka e dëshmon së fundi marrëveshja për diplomat e cila shkon në favor të studentëve të diplomuar dhe që pritet të diplomojnë në të ardhmen nëpër universitetet e Kosovës. Kemi pastaj marrëveshjen e qarkullimit të lirë të qytetarëve ku mund të them se ka pasur efekt të kundërt të asaj që kemi pretenduar të gjithë pasi që kemi zvoglim të shumëfishtë të qytetarëve të cilët kalojnë në Kosovë ku shkak janë polisat jashtëzakonishtë të mëdha ku unë vetë kam qenë dëshmitarë i asaj që në ditët e para ka pasur reduktim të lëvizjes së qytetarëve deri në 3/4 ku nëse deri një ditë para marrëveshjes kanë kaluar 2.000 makina,të nesërmen mezi keni mund ti shihni 500 makina të cilat me siguri kanë pasur nevoja të patjetërsueshme pasi që vërtet 60 euro është një shumë e papërballueshme për një periudhë vetëm 15 ditore,dhe me plot gojën ju siguroj se kjo marrëveshje ka ndikuar negativishtë në jetën e qytetarëve të Luginës së Preshevës. Ne jemi ankuar edhe me gojë edhe me shkrim,dhe duke e pasur parasyshë që një gjë të tillë e kishte lehtësuar apo hequr fare Shqipëria vite më parë pse një gjë të till të mos e bëjë edhe Kosova.
Presheva Jonë:     z.Abduli,këtë vitë kishim një ngritje të bugjetit për një shumë të caktuar,cilat ishin shkaqet dhe ku do të orientohet ky buxhet?

BESIM ABDULI:  Në këtë fundë vitë është miratuar projekt buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2012 në vlerë prej 607 000 000, për herë të parë ka një buxhet kaq të lartë i cili vjen si rrezulltat i ndryshimit në taksa ku pas presionit të lartë në pushtetin qendrorë këto taksa tani në pushtetin lokal shkojnë deri në 80 %,ku në muajt në vazhdim presim që buxheti të arrij shumën e mbi 700 000 000 dinarve (7 000 000 euro). Nga praktika e kaluar e themi se ky buxhet me ngritje do të koncentrohet kryesisht ne infrastrukturë,por duhet që koncentrimi ynë të orientohet edhe në drejtim të bizneseve të vogla dhe të mesme,bujqëve dhe blegtorëve. Duhet që të përqendrohemi tek punësimi i popullatës nëpër biznese të vogla private.

 

Presheva Jonë: z.Abduli,para pak kohësh u mbajt një tubim solemn në përkujtim të heroit Skenderbe ku morën pjesë kuvendarë nga Maqedonia,Mali i Zi e Kosova përfaqësues por munguan Preshevarët,pse ndodhi kjo dhe a jeni ankuar ?

BESIM ABDULI:  Unë e pashë ngjarjen përmes televizionit dhe them se u preka mjfat në mungesën e përfaqësuesit të Luginës dhe them se ky është një sinjal jo i mirë pasi që politika aktuale e cila duhet që ta mbrojë këtë autoktoni shqiptarë në Luginë të Preshevës sikur na ka lënë në harresë. Vlen të theksohet se sikur qeveria e Kosovës, ashtu edhe e Shqipërisë nuk janë duke u marrur aq shumë me problemin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ne po e shohim se për Shqipërinë problem ka qenë zgjidhja e statusit të Kosovës, zgjidhja e problemeve të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe dikur më vonë ndoshta do t`i vij rradha edhe Luginës së Preshevës. Unë nuk them se ne po mbesim prapa zhvillimeve pasi që kemi këtë vit njëqin vjetorin e shtetsisë së Shqipërisë ku ne sigurisht se do të përfaqësohemi.

 

NUK MUND TË KRAHASOJMË REFERENDIMINE KLUGINËS TË VITI 1992 ME NONJE REFERENDUM EVENTUAL TË SERBËVE NË KOSOVË

Presheva Jonë: z.Abduli si e vlerësoni referendumin e paralajmëruar nga serbët e veriut të Mitrovicës, për të cilin Wolfghan Petrisch ka thënë se nëse Serbia e përkrah një nismë të till atëher le të përgatitet për ta përshëndetur BE-në ?
BESIM ABDULI:  Me sa duket popullata e serbe edhe pas gjithë atyre të drejtave janë të pakënaqur në Republikën e Kosovës dhe nuk mendojnë të pajtohen dhe të jetojnë me një realitet të ri dhe si rezultat kanë paralajmëruar një referendum të cilin do tia paraqesin institucioneve të Kosovës,e si rezultat shohim se është alarmuar edhe faktori ndërkombëtarë të cilat ia kanë bërë të qartë qeverisë në Beograd se nëse zhvillohet ky referendum,atëherë vërtet duhet që të përshëndetet me Europën dhe anëtarësimin në të. Ne nuk guxojmë që ta krahasojmë referendumin eventual të serbë të Kosovës, me atë luginës së Preshevës të vitit   92` pasi që atëherë ka qenë situatë tjetër ku të gjithë zhvillonin referendume,dhe them se kjo nuk duhet ndërlidhur aspak me atë tonin.
Presheva Jonë: z.Abduli ,i kishim protestat e “Vetvendosjes“ ku Lugina e Preshevës apo lidershipi i saj heshtën,si e komentonë qetësi ?

BESIM ABDULI:  Personalishtë kam qenë i ftuar në një takim para se të zhvillohen këto protesta në lidhje me reciprocitetin i cili duhej të vinte si pasoj i një mocioni të miratuar nga kuvendi e që ekzekutivi kosovarë duhej ta zbatonte e që nuk po e zbatonte,reagoi një forcë politike në Kosovë që duhet rrespketuar “Vetvendosja“ e cila vlerësoi se më mirë është që të bëjmë diqka se të rrim duarkryq. Unë mendoj se atë ditë kanë gabuar të dya palët si qeveria ashtu edhe protestuesit,mendoj se nuk ka qenë problem që të bllokohet edhe rruga dhe qeveria të mos reagoi,por të vihet në funksion bisedimi pozitë-opozitë. Ne ishim dëshmitarë të asaj se sa pak kohë qeveria i dha protestuesve të “Vetvendosje“ që të shpërndaheshim,ndërkohë që cdo ditë i shohim barrikadat në veri të Mitrovicës për të cilat qeveria nuk mund të bëjë asgjë.
 

Presheva Jonë: z.kryetar për fund një vlerësim i juaji mbi Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë“ për punën e saj 1 vjecare ?

BESIM ABDULI:  Unë personalishtë ju përgëzoj për atë që keni bërë deri sot dhe ju vlerësoj shumë pozitivishtë punën tuaj që po e bëni në të mirë të informimit të drejt e profesional me stafin tuaj profesionalizmi i të cilit shihet në cdo tem të cilën trajtoni. Them se po rrespektohen kriteret gazetareske kjo edhe si pasojë e pavarësisë tuaj si medium i lirë e efektet e të cilës i shohim cdo ditë e më tepër. Unë them se kritikat janë të mirëseardhura por në kuadër të realitetit,unë edhe vetë kam qenë i kritikuar ndonjëherë në Agjencinë tuaj por ato janë të mirëseardhura por korrektësin e punës tuaj e kam parë edhe në rastet kur është bërë ndonëj punë e mirë dhe edhe në atë raste ju nuk hezitoni që të jeni të parë në shpërndarjen e informatës. Unë ju them se në mediat e Luginës së Preshevës ka anshmëri dhe kjo është evidente,por një gjë të tillë nuk e kam vërejtur tek Agjencia juaj dhe kjo është për cdo lavdratë.

 

Presheva Jonë: z.kryetarë,si e vlerësoni vizitën e kryetarit të opozitës shqiptare javën e kaluar,a është dashurë që të vijë më herët sa ka qenë në pushtet ?
BESIM ABDULI:  Cdo vizitë nga Shqipëria si nga pozita ashtu edhe nga opozita është e mirëseardhur për ne,ai na premtoi se do të miren hapa konkret në parlamentin shqiptarë për ta ndihmuar Luginën e Preshevë dhe gjithqka e mirë që vjen në të mirë të Luginës së Preshevës herët ose vonë është e mirë.

SHPËRNDAJE