Kam një porosi për prindërit e nxënësve që të punojnë më shumë me fëmiljët e tyre, si në aspektin edukativ, pra ti mësojnë ata që në fillim të jetës shkollore për higjienën, të mos u japin shumë të holla fëmijëve me vete pasi që janë të panevojshme qka do të lehtësonte edhe neve punën edukativo-arsimore, tha ndër të tjera drejtoresha e Shkollës Fillore “Ibrahim Kelmendi”në Preshevës, znj. Besa Sahiri në një intervistë për Agjencinë “Presheva Jonë”

13 Shtator/Presheva Jonë

Presheva Jonë: Cila është gjendja e përgatitjes së stafit punues por edhe të teksteve të shkollës “Ibrahim Kelmedi” për këtë vit shkollorë ?

Shkolla fillore “Ibraim Kelmendi” ka një traditë të gjatë si institucion arsimorë. Edhe këtë vit edhri shtatori shumë shpejt, por vapa që po mbretëron nuk ngjan në shtatorin e kaluar. Unë si drejtoreshë së bashku me stafin tim jemi angazhuar deri në fund të realizojmë një fillim të mbarë të vitit shkollës, pa marrë parasyshë peripetitë që i kemi këtu. Kemikëtë ndarjen e orëve, orarin, pastrimin gjeneral të shkollës që shkolla të jetë në gjendje sa më të mirë për nxënësit tanë.
Planet dhe programet janë të gatshme për vitin shkollarë 2012-13. Këtë vit kemi edhe një numër më të madhë të teksteve shkollore që janë lejuar nga Ministria e Arsimit, të cilat janë realizuar falë Këshillit Kombëtarë Shqiptarë si Fizika (VI), Matematika (V,VI) etj.

Presheva Jonë:  Si është gjendja e nxënësve, sa është numri i shkollarëve të rinjë ?

Si cdo vit edhe kësaj rradhe numri i shkollarëve të rinjë po bie si pasojë e shpërnguljes apo largimit të familjeve shqiptare në Kosovë apo në shtetet perëndimore si rezultat i papunësisë por edhe trendi i familjeve “EUROPIANE” me një apo dy fëmijë po ka një ndikim të madhë.
Këtë vitë janë dy paralele më pak në qendër, pra këtë vit janë gjithsej gjashtë paralele me 140 nxënës. Edhe në paralelet e ndara në fshatin Zhunicë, Tërrnavë, Norcë, St.Hekurudhorë kemi një numër të vogël të nxënësve.

Presheva Jonë: Sa jeni të kënaqur si staf me projektin për rregullimin e dritareve ?

Këtë vitë është realizuar një projekt nga donatorët e huaj për ndërrimin e dritareve, projekt ky të cilin e kemi pritur një kohë të gjatë pasi dritaret e kësaj shkolle kanë qenë të vjetra më shumë se 50 vite. Jemi gëzuar të gjithë ne si punonjës në këtë shkollë, por edhe prindërit për fëmijët e tyre. Do të kishte qenë më mirë që punimet të kishin filluar më herët në mënyrë që tashmë të ishin të përfunduara, por si pasoj e vonesave, me punime do të merremi edhe disa fundjava
I kisha porositur prindërit e nxënësve që të punojnë më shumë me fëmiljët e tyre, si në aspektin edukativ, pra ti mësojnë ata që në fillim të jetës shkollore për higjienën, të mos u japin shumë të holla fëmijëve me vete pasi që janë të panevojshme qka do të lehtësonte edhe neve punën edukativo-arsimore.

SHPËRNDAJE