Këshilli shtetëror zviceran, të martën  ka pranuar që të vazhdojë mandatin e ushtarëve zviceranë («Swisscoy» ) në Kosovë deri në fund të vitit 2014. Shifrat e ushtarëve gjithashtu mund të shtohen gjatë një viti me një rezervë prej 80 ushtarëve. “Paqja dhe stabiliteti politik në Kosovës është në interes të Zvicrës. Kjo ka rëndësi të madhe për ne si preventivë  e sigurisë dhe politikës së migrimit” i kanë deklaruar sot agjencisë sonë nga Minstria  e Mrojtes (DDSC) në Bernë

Nefail MALIQI

Bernë, 15 mars/ AIK-Presheva Jonë

“Situata në Kosovë është duke u përmirësuar, por stabiliteti ende  është frazhilë. Rajoni ka nevojë edhe më tej për prezencë të forcave ndërkombëtare. Ushtarët zviceranë kanë një reputacion të mirë dhe janë shumë të respektuar “, ka deklaruar Këshilltari i konfederatës zvicerane nga departamenti i Mbrojtjes z.Ueli Maurer, i cili për festat e fund vitit të kaluar kishte vizituar Kosovën, rrepsktivisht Therandë /Suharekë ku ishte edhe znj.isabele Rochat, shefe e policisë dhe drejtësisë në kantonin e Gjenevës.

Ndërsa për Maximilian Reimann nga Partia Popullore Zvicerane e Kantonit të Aargau-t (UDC/AG) është shprehur i rezervuar sa i përket misionit të ushtarëve zviceranë në Kosovë. Sipas tij mandati i “Swisscoy”-it nuk është i nevojshëm të vazhdohet, në kohën kur disa vende botërore kanë nisur të bëjnë reduktimin  e trupave të tyre.

“Kosova është e pavarur tashmë tre vite dhe kthimi i dhunës është i pamundur” ka pohuar z.Reimann. Me 29 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, delegatët i kanë dhënë dritë jeshile rivazhdimit të misonit paqësor të ushtarëve zviceranë në Republikën e  Kosovës

Përveq rivazhdimit të mandatit të Swisscoy-it në Kosovë, tash  e tutje në vend të 50 ushtarëve për cdo dy muaj, ku numër do të ngritet në  80 sish brenda njè viti. Kontigjetni aktual në Therandë /Suharekë numëron 220 ushtarë. Do shtuar se “Swisscoy”-i në Republikën e Kosovë është aktiv që nga viti 1999 edhe ateme pëlqimin e Adolf Ogit, kurse  nga viti 2002, ushtarët zvicerane në terren për cështje sigurie janë të armatosur.

SHPËRNDAJE