Kryeministri italian dhe pronari i Milan, Silvio Berluskoni, ka deklaruar se “rosonerët” e tij janë më të mire se sa kampioni aktual evropian, Barcelona.

Në përgatitjet për të shënuar 75-vjetorin e tij të lindjes të enjten, Berluskoni ka gjetur pak kohë të komentojë edhe situatën e Milan në grupin H të Ligës së Kampionëve, ku rival i tij kryesor është Barcelona.

“Jemi më të mire se sa Barcelona. Do t’i fitojmë të gjitha”, ka thënë Berluskoni.

Milan të mërkurën shënoi fitore 2:0 kundër kampionit çek, Viktoria Plzenj, me golat e Zllatan Ibrahimoviq nga penalltia dhe Antonio Kasano, pas asistimit të reprezentuesit suedez.

SHPËRNDAJE