Silvio Berlusconi është shumë i pakënaqur nga loja e Milanit pas barazimit 0-0 të kuqezinjve ndaj Barcelonës në San Siro.

“Jam pa fjalë!” Ky ka qenë komenti i presidentit të Milanit gjatë daljes nga stadiumi për mediat italiane. Ky koment ka pasuar një debat të nxehtë gjatë pjesës së parë që Berlusconi ka mbajtur në tribunë me administratorin e deleguar të Milanit Adriano Galliani, debat që ka pasur lidhje me pakënaqësinë e tij për lojën e ekipit.

“A më pëlqeu Milani? Kam disa gjëra për të thënë, por nuk do i them”, është shprehur Berlusconi pas përfundimit të ndeshjes.

Nga ana e tij Galliani sqaroi: “Presidenti donte më shumë presing dhe më shumë zotërim topi nga ana e Milanit. Është mësuar me dominimin e lojës që bënte Milani i Sacchi-t.”

Berlusconi ka përshëndetur teknikun e Barcelonës, Pep Guardiola, në dhomat e zhveshjes: “I thashë që e vlerësoj shumë lojën e tyre. Jemi krenarë që arritëm rezultat ndaj tyre.”

SHPËRNDAJE