Berisha uron besimtarët myslimanë për Ramazanin

“Përjetim sa më përmbushës të sakrificës, agjërim të lehtë e të pranuar”

Kryeministri Berisha përshëndeti përzemërsisht të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në urimin e tij Kryeministri Berisha shprehet: Në fillim të muajit të madhërueshëm të Ramazanit ju uroj mbarësi në familjet tuaja. Në mënyrë të veçante, agjëruesve u uroj përjetim sa më përmbushës të sakrificës së tyre, agjërim të lehtë e të pranuar. “Uroj që sakrifica fisnike dhe hyjnore e këtij muaji të madhërueshëm të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për ta, familjet dhe vendin tonë”-përfundon urimin e tij kryeministri Sali Berisha për besimtarët myslimanë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni