http://www.botasot.info/img/berisha-qeveri4.jpg“Do t’i zbatojmë ligjet me gjithë forcën e tyre dhe do caktojmë sanksione të rrepta për shkelësit e ligjit. Duhet të përcaktohen të gjitha penalitetet e nevojshme”, kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot gjatë mbledhjes së qeverisë, duke folur për çështjen e mbetjeve urbane.

“Të ndalohet çdo depozitim në Shkumbin dhe të vendoset në punë landfillii Rrogozhinës. Një vend i ri për depozitimin e mbetjeve solide. Aktualisht, situata është emergjente dhe kërkon zgjidhje.

Duhen përcaktuar penalitete për zyrtarët vendorë që neglizhojnë. Rruga jeshile, është kthesa e kohës. Por duhet të përcaktohen edhe të gjitha rregullat, pasi ligji ekziston. Shqipëria duhet të ndërtohet në “Rrugën Jeshile”. Kjo qeveri do ta ketë përparësi mbrojtjen e mjedisit, tha kryeministri Berisha.

SHPËRNDAJE