Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit, zonjën Hillary Clinton, të cilën e ka ftuar të vizitojë Shqipërinë me rastin e 100 –vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në një dalje të shkurtër përpara nisjes së takimit, sekretarja Clinton theksoi se Shqipëria mbetet partnere e fortë e SHBA-ve, ndërsa vlerësoi si mjaft të mira marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Shqipëria ka qenë partnere e fortë e SHBA në misionin në Afganistan. Kemi një marrëdhënie mjaft të gjerë dhe të thellë. Me kryeministrin Berisha do të diskutojmë mbi një serë çështjes bilaterale.”- theksoi zonja Clinton.

Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi zonjën Clinton si një mike të madhe të Shqipërisë dhe vlerësoi ndihmën e madhe të SHBA-së ndaj vendit tonë. “Një nga qëllimet e këtij takimi është ta bind zonjën Clinton të vijë në Shqipëri në100-vjetorin e pavarësisë. SHBA ka luajtur një rol kyç në momentet më të rëndësishme të historisë sonë. Do të diskutojmë mbi një serë çështjesh të interesit të përbashkët.”- deklaroi kryeministri Berisha.  (gazeta-Shqip.com)

SHPËRNDAJE