Kryeministri Berisha ka votuar rreth orës 10:00 në njësinë numër 2 pranë Liceut artistik në Tiranë. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, shefi i qeverisë është paraqitur para komisionit me kartat e identitetit dhe pasi ka marrë fletët e votimit është drejtuar dhomës së fshehtë dhe më pas ka hehdur edhe fletët në kutitë e votimit.

 

Në një prononcim për mediat kryeministri Berisha i bëri apel qytetarëve të votojnë të qetë ndërsa partive politike të kontribuojnë për një proces normal dhe të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve.

 

“I bëj apel qytetarëve të votojnë për të ndryshuar më mirë jetën në komunitetet e tyre. Ftoj të gjithë qytëetarët tëvotojnë të qetë, të votojnë me dinjitet të plotë duke i garantuar që kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë votën e çdo qytetari shqiptari” theksoi Berisha.

 

Më tej kryeministri Berisha theksoi se sipas të dhënave deri më tani procesi I votimit ka vijuar normalisht në mbarë vendin.

 

“Procesi i votimit po zhvillohet tërësisht normal në parametrat e një procesi të denjë për një vend të lirë dhe uroj të vazhdojë kështu deri në mbyllje. I bëj apel partive politike të kontribojnë për një proces sa më normal dhe të pranojnë çdo verdik dhe të vlerësojnë peshën e çdo vote të shqiptarëve” theksoi më tej Berisha.

SHPËRNDAJE