(AIK-Presheva Jone)

 

Kreu i qeverisë sulmon kreun e shtetit dhe kryeprokuroren gjatë fjalës në komisionit hetimor për ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit

“Cilat ishin muret që nuk e lanë kreun e shtetit të shohë dhunën e ushtruar në 21 Janar dhe cilat ishin ato ekrane që nuk ia paraqitën atë?”

Kjo ka qenë deklarata e radhës së kryeministrit Berisha bërë para komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit, lidhur me pozicionin e kreut të shtetit, Bamir Topi ndaj tyre.

“Në fjalimin që ai mbajti rreth 21 Janarit, nuk e përmendi asnjëherë fjalën dhunë, po përse?”, parashtroi pyetjen publike Berisha.

Më tej, ai vijoi dëshminë e tij lidhur me marrëdhënien me organin e akuzës mbi ngjarjet e 21 Janarit.

“Prokuroria shkeli marrëveshjen me ndërkombëtarët”, tha ai, duke pohuar se si kryeprokurorja Ina Rama kërkoi ekzekutimin e ndalimit të gardistëve.

“Veprimet e prokurorisë ishin të turpshme”, shtoi ai.

Në fund, kreu i qeverisë u drejtoi një thirrje falënderimi qytetarëve të Tiranës dhe gjithë vendit, të cilët sipas tij, lanë në vetmi një grup të hurit dhe të litarit dhe pinjollët e Bllokut të mbyllur në lokalin e Fidelit ato orë të dhunshme.

“Ata i lanë të përjetojnë dështimin e madh të tyre”, tha kreu i qeverisë gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor parlamentar.

SHPËRNDAJE