Berisha: Po shohit“Fundi i ri i Ramës”

 

Kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin elekoral në qytetin e Bilishtit, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bilishtin, Valter Miza, i cili kandidon për një mandate tjetër ë kreun e kësaj bashkie.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka sulmuar kreun e PS-së Edi Rama duke shtuar se në këto zgjedhje do të jetë fundi i ri i tij, Kryeministri u ndal në alternativën e opozitës duke theksuar se alternativa e votës së vetme është përpjekje për të shkelmuar votën e qytetarëve. “Krahas rrugës sonë është dhe rruga e vetmisë. Në fund do e shohim fundin z. Rama. Alternativa e rrugës së vetme ishte një përpjekje për të shkelmuar votën tuaj. Alternativa e rrugës së vetmisë ishte për të bllokuar anëtarësimin e vendit në NATO, për të futur vizat tuaja në kuti, një pëpjekje për të bllokuar rritjen e rrogave dhe pensioneve” tha kryeministri Berisha.

Në prezantimit e kandidatit Valter Miza, Berisha theksoi se në gjithë zonën e Devollit ka pasur investime cilësore. “Është investuar dhjetëra herë më shumë sesa në të gjitha periudhat e qeverisjes së mëparshme. Gjatë katër viteve investimet në komunat tuaja do të shumëfishohen. Do të lidhim të gjitha zonat turistike me rrugë automobilistike”, tha Berisha.

Kryeministri shfrytëzoi rastin dhe uroi nga Devolli besimtarët e krishterë shqiptarë dhe të gjithë besimtarët e Zotit “Gëzuar Pashkët, Ditën e Lindjes së shpresës, besimit dhe te ardhmes”.

Më tej kryeministri Berisha premtoi se gjatë 4 vitet e ardhshme qeveria do të shndërrojë në realitet të plotë çdo projekt të hartuar për këtë zonë.

“Qeveria, ka investuar në këtë zonë 10 herë më shumë se në të gjithë periudhën e mëparshme. Katër vitet që vijnë investimet në Bashkitë dhe Komunat e Devollit do të shumëfishohen” premtoi Zoti Berisha duke deklaruar se objektivi kryesor i mazhorancës është “Devolli turistik, Korça turistike”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni