Kryeministri Sali Berisha dhe presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli, gjatë takimit të mbajtur sot, kanë shprehur angazhimin e të dy vendeve për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, bazuar kjo në kuadrin më të mirë e lehtësues ligjor, në veçanti për sa i përket bashkëpunimit në fushën ekonomike, bujqësore, investimeve të gjithanshme, infrastrukturave të rëndësishme që do lidhin dy vendet dhe mbarë rajonin.

 

Në këtë kontekst, ata rikonfirmuan vullnetin për ndërtimin e një sërë veprash infrastrukturore që do të lidhin dy vendet dhe do të forcojnë shkëmbimet midis qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, përfundimin e rrugës së kombit dhe akset e tjera rrugore që lidhin dy vendet, nevojën për lidhje hekurudhore, si dhe fillimin e punimeve brenda të këtij viti të linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë – Prishtinë.

KM Berisha gjatë drekës për nder të Presidentit Pacolli dhe delegacionit që e shoqëronte

 

Presidenti Pacolli vlerësoi gjithashtu reformat e jashtëzakonshme dhe arritjet e mëdha të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, të cilat kanë transformuar vendin dhe kanë bërë të mundur ecjen e tij përpara në drejtim të integrimit euroatlantik, siç ishte integrimi në NATO dhe rruga drejt integrimit në Bashkimin Europian.

 

“Heqja e vizave për qytetaret shqiptarë është një mrekulli e vërtetë për të cilën shqiptarët do t`ju jenë përherë mirënjohës ju, zoti kryeministër, dhe reformave të qeveria tuaj”, u shpreh President Pacolli.

 

Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera vëllazërore, të gjithanshme, midis dy vendeve e popujve dhe angazhimi i të dy vendeve për të ndërtuar bashkëpunimin më të ngushtë e të shkëlqyer në të ardhmen.

Kryeministri Berisha dhe Presidenti Pacolli përshkojnë në këmbë bulevardin nga Kryeministria te Vila

SHPËRNDAJE