http://www.botasot.info/img/Berisha13.JPG“Do të bëjmë gjithçka, që në çdo fshat të ketë infrastrukturë dhe do të mbështesim ruajtjen e traditave të shkëlqyera të prodhimit bujqësor dhe frutor prej tyre”, ky është premtimi që kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë para banorëve të komunave Farkë, Petrelë, Baldushk dhe Bërzhitë, që kanë organizuar sot Panairin e Agro-biznes-turizmit.

Ata e organizojnë këtë panair për 2 qëllime:

– së pari, për të promovuar prodhimet tradicionale të zonave të tyre,

– së dyti, për të promovuar këtë zonë piktoreske në periferi të kryeqytetit, e cila është bërë më e prekshme dhe më e afërt për turistet vendas dhe të huaj, për shkak të kompletimit të infrastrukturës me rrugët kombëtare dhe dytësore.

Në këtë kuadër, kryeministri Berisha tha se duhet të bëhet ç’është e mundur për infrastrukturën rrugore në këto zona, përveç promovimit të bukurive natyrore që ofrojnë ato. Berisha më tej, e vuri theksin gjatë fjalës së tij për domosdoshmërinë e zhvillimit me intensitet të sektorit të fruti-kulturës në vend.

“Le të qindra-fishojmë drurët frutorë. Të mbjellim çdo pëllëmbë tokë në komunat tuaja, për të shtuar begatinë e sigurt për familjet tuaja”, iu drejtua kryeministri Berisha banorëve të këtyre trevave të Tiranës.

Duke shtuar se u takon pikërisht atyre që t’i shndërrojnë komunat në zona të rëndësishme prodhimi, pasi ato kanë gjithashtu një potencial të madh turistik për t’u promovuar.

SHPËRNDAJE