Berisha fton EULEX-in për hetim ndaj raportit Marty

 

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berisha theksoi se Shqipëria mbështet hetimin, edhe pse të gjitha akuzat e ngritura janë të pabazuara në fakte.

Akuzat e Marti, Berisha fton EULEX-in për hetimKryeministri Sali Berisha i ka bërë ftesë EULEX-it që të fillojë hetimin në lidhje me akuzat e Dik Marti dhe i garantoi institucionit evropian në Kosovë, se nuk do të ketë asnjë pengesë nga autoritetet në Shqipëri.

 

 

 

 

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berisha theksoi se Shqipëria mbështet hetimin, edhe pse të gjitha akuzat e ngritura janë të pabazuara në fakte.

“Pavarësisht se raporti i Dik Marti flet për akte makabre duke mosparaqitur as edhe një fakt të vetëm… ne ftojmë EULEX-in të ndërmarrë hetimin dhe garantojmë të gjitha lehtësirat dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare. Pavarësisht se EULEX-i ka një mandat për shtetin e pavarur të Kosovës, ne mbështesim hetimin e tij”, theksoi Berisha.

“Ministri i Drejtësisë do i drejtohet kryetarit të Gjykatës së Hagës që në Shqipëri nuk do të ketë asnjë pengim të vogël për çdo lloj hetimi”, theksoi kreu i qeverisë.

Duke folur për mendimin e tij personal për Dik Marti, kryeministri Berisha e cilësoi atë si një avokat të papërmbajtur të krimeve të shëmtuara mbi shqiptarët. /TCH.

“Kam pasur rastin që kam qenë anëtar i delegacionit të KE-së. Marti ka qenë një avokat i papërmbajtur i krimeve të shëmtuara mbi shqiptarët. Teza e tij kryesore ka qenë kjo: në Kosovë nuk ka ekzekutorë dhe viktima, nuk mund të pranohet që serbët të jenë ekzekutorët dhe shqiptarët viktima”, është shprehur Berisha.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni