Kryeministri Sali Berisha: Jam dakort të bëjmë ndryshime edhe në Kushtetutë

Kryeministri Sali Berisha, pjesëmarrës në ceremoninë e përfundimit të programit të pragut të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, i është drejtuar opozitës me një ftesë për bashkëpunim.

“Jam këtu për të ftuar opozitën të lëmë mënjanë kundërshtimet, të punojmë aty ku bashkohemi. Me erdhi mirë që në një seminar krahas opsionit për heqjen e imunitetit për ligjin organik, u mbështet nga eksponentë dhe ndryshimi i Kushtetutës, jam dakord të ndryshojmë Kushtetutën, ta heqim sa më shpejt në dëshmi të përgjegjësisë sonë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe atij parimi të madh që është barazi para ligjit. Në këtë fushë në rast se lemë kushte ne mund të japim frytet e para”.

Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit është garanci dhe kushti më themelor për zbatimin e reformave dhe suksesin e tyre.

“Kjo luftë nuk mund të pushohet e nuk mund të gjendet momenti që të jesh i qetë, nuk jam fatalist, por qenia njerëzore ka genet e babëzisë, por duhet të mbrohemi përmes procedurave e ligjeve, transparencës e ndëshkimit. Shpresoj që kjo ngjarje e madhe të na frymëzojë për të marrë dhe këtë vendim shumë të rëndësishëm në mënyrë që të shënojmë një stad të ri në luftën kundër korrupsionit’, deklaroi Kryeministri Berisha.

SHPËRNDAJE