“Deputeti Gazmend Oketa as tani, as në kohën kur ka qenë në funksione ndër më të larta nuk ka ngritur asnjë probleme të vetëm në mbledhjet e Grupit Parlamentar.” Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha gjatë një konference të hapur për shtyp, lidhur me largimin e deklaruar pak më parë të deputetit Oketa nga grupi i PD-së.
“Pra të besoj se ish ministri ishte frikacak të ngrinte çështje në mbledhjet e grupit, kjo nuk më konvenon me problematikën. Deputeti Oketa ka marrë pjesë rregullisht derisa është shprehur vetë, dhe nuk ka ngritur ndonjëherë asnjë problem”- tha Berisha.
Të gjitha çështjet politike janë diskutuar, tha Berisha, dhe vazhdojnë të dikutohen,duke shtuar se Oketa, u largua si një Namik Dokle nga PD dhe se pranoi të bëhet kurban për Bamir Topin, Gazmend Oketa duke marrë vetëm votën e tij.

Opozita, bllokuese

Kryeministri akuzoi edhe njëherë opozitën se me sjelljen e saj është duke bllokuar, me qëllim mosmarrjen e statusit kandidat.
“Platforma e neobllokut është vetëm bllokimi dhe pastaj kërcejnë pse na thotë kryeministri bllokmenët e rinj. Pse zgjidhni pikërisht momentin. Në parlament është Partia Sllobodanit. Nuk votojnë kundër asnjë reforme për Serbinë, sicc bëjnë bllokmenët e rinj.”- tha Berisha.
Ai ndaloi në disa prej pikave që janë kundërshtuar nga mazhoranca sa i përket reformës zgjedhore dhe ndryshimeve në Kodin Penal.

SHPËRNDAJE