Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se një bashkim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk është një mundësi që është duke u konsideruar.

Berisha tha dje se integrimi në Bashkimin Evropian (BE), pa ndryshime të kufijve, do të ishte opsioni më i mirë për të dyja vendet.

Ai gjithashtu shtoi se nëse Shqipëria dhe Kosova arrijnë t’i bashkohen me sukses BE-së, atëherë ato do të jenë në pozitën më të mirë që kanë pasur ndonjëherë në histori.

Këto komente ai i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të një grupi studentësh nga Kosova, të cilët po e vizitojnë Tiranën, në debatin se a duhet të dyja shtetet të bashkohen apo të funksionojnë si shtete të ndara.

SHPËRNDAJE