Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot një bashkëbisedim me gazetarët ku ka komentuar cështje të shumta të aktualitetit.

Armët 
Kreu i qeveris i pyetur se opozita e ka akuzuar qeverinë se trafikon në mënyrë ilegale armë, u përgjigj se akuzat e PS janë shpifje dhe teatër. Ai tha se qeveria nuk pengon asnjë nisme hetimore.
“Garantoj se kjo mazhorancë nuk pengon dhe një nismë të vetme të parlamentit. Është i qartë si kristali, por këtyre zotërinjve nuk u intereson hetimi, por teatraliteti, të nxijnë dhe damkosin një nga institucion nga më të respektuarit për shqiptarët, sic eshte Ministria e Mbrojtjes. Këtyre nuk u intereson të sjellin projekte nga komisioni parlamentar dhe nuk mund të ketë mëdyshje por u intereson të akuzojnë dhe shpifin pa baza se po bëhet trafik armësh. Në mënyrë absolute kategorike nuk ekziston qoftë dhe një fishek i trafikuar nga ky vend. Procedurat e tregtisë së armëve janë plotësisht transparente. Opozita nuk kërkon kontroll parlamentar, por teatralitet para mediave” .
Sipas Kryeministrit ky aktrim mediatik i opozitës vjen dhe si pasojë e sindomës së kryetarit të saj.
‘A mund të udhëhiqet një parti nga obsebsione të tilla? Ushtria shqiptare ka zbatuar dhe zbaton rregullat e saj si një institucion i depolitizuar. Këto vinë nga një njeri që cdo ditë kthen kolltuqet se mos i kanë vënë ndonjë përgjues, bashkëpunëtorët e tij dhe jo të tjerët’.

Rishikimi i Historise
I pyetur se është akuzuar për revansh, sidomos me deklaratat e bëra me rastin e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë, kryeministri tha se ai i qëndron qëndrimit se historia duhet rishikuar.
“Në kanë atribuuar gjëra që unë si kam thënë kurrë. festimet për 100 vjetorin. Synoj ta shndërrojmë këtë 100-vjetor në një piedestal. Kemi ardhur në këtë 100-vjetor si një komb me histori të falsifikuar. Më atribuojnë gjëra që nuk i kam thënë kurrë”.

Sipas Berishes, ky 100 -vjetor duhet te sherbeje per analiza.
‘Duhet të jetë një 100 vjetor analize, ideja se Berisha po nxjerr në pah figura nga veriu dhe Kosova, këto janë qëndrime antikombëtare. Enver Hoxha nuk e përjashtoi Ahmet Zogun se ishte nga Mati, por sepse cdo ditë ia errësonte pushtetin e tij. Historia duhet të gjykohet në kontekstin e kohës dhe të rrethanave. Kanë dalë debate për numrin e dëshmorëve, nuk e di sa është por di që shqiptarët kanë luftuar, është e patolerueshme të shpallësh dëshmorë ata që nuk janë” .

SHPËRNDAJE