Pas publikimeve në gazetën “Zëri”, të shkrimit me titull “Sali Berisha, me “mafinë” serbe, kundër Kosovës” ku përmendet edhe emri i Shkëlzen Berishës, se është takuar me Vuk Hamovic dhe Damir Fazllic në Vjenë të Austrisë me qëllim ndihmën për bizneset e tyre dhe pengim të projekteve energjitike që lidhin Kosvën dhe Shqipërine, ka ardhur reagimi i djalit të kryeministrit.

Në një deklaratë të tij thuhet se: “Dëshiroj t’ju bëj me dije ju dhe mbarë opinionit të Kosovës që kjo është një shpifje e ulët pasi unë nuk jam takuar kurrë dhe asnjëherë me z. Vuk Hamovic dhe as me ndonjë ndihmës apo përfaqësues të tij, as në Vienë e as në ndonjë vend tjetër të rruzullit, për asnjë lloj pune, apo biznesi, dhe madje nuk kam as njohje me të. Takimi i supozuar mes meje, z. Hamovic dhe z, Fazllic është fund e krye një trillim i ulët i artikullshkruesit”.

SHPËRNDAJE