Berat, vrau babë e bir për fejesën e prishur, ekstradohet autori nga Italia

Një person i kërkuar për vrasje ështe ekstraduar sot nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Sipas burimeve zyrtare shetasi, Kastriot Baki DERVISHI , vjeç 34, lindur në Syzes, Berat është ekstraduar nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr. 54, datë 25.05.2001, e ka dënuar shtetasin Kastriot DERVISHI, me 25 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim“, e kryer dy herë, si dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak“, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Policia tha se shtetasi Kastriot DERVISHI, në datën 03.09.1997, në një fshat të Beratit, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Ali dhe Adrian DAULLJA, (babë e bir), sepse këta persona nuk e kishin lejuar që ai të martohej me vajzën e familjes DAULLJA, shtetasen A.D, pasi dyshonin se shtetasi Kastriot DERVISHI do ta shfrytëzonte atë për prostitucion.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 12.10.2011, në Itali, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni