“Kamionët me prodhime kanë nisur për në Serbi dhe pas kalimit të doganës së Kosovës,  tek pik kalimi Dheu i Bardhë, dogana e Serbisë nuk ka lejuar kalimin e tyre dhe kanë kthyer mbrapë në Kosovë…” ka deklaruar sot në konferencën e  jashtëzakonshme të AKB-së përfaqësuesi  i Rc Cola & Fluidi z.Berat Mustafa, njofton agjencia informative kombëtare „Presheva Jonë“.    

 

Merdarë, 22 gusht, AIK-Presheva Jonë

Edhe pse kishin nënshkruar marrëveshjen  për qarkullimin e prodhimeve ndërmjet dy vendeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëveshja nuk po respektohet nga Serbia  e cila nuk po lejon  kalimin e prodhimeve nga Kosove për në Serbi.  Derisa nga ana tjetër në Kosovë kanë hyrë qindra apo mijëra maune nga Serbia.

AKB-ja dhe bizneset kërkojnë rikthimin e masave të reciprocitetit

Agim Shahini, kryetar i AKB-së i shoqëruar edhe nga shumë prodhues llapjan në një konferencë të jashtëzakonshme argumentuan në pikë kalimi e Merdares bllokadat që po i bënë Serbia eksportuesve nga Kosova dhe e cila nuk po i prnaon dokumentat dhe vulat e Kosovës.

Kreu i AKB-së, tregoi se pas shumë ankesave nga prodhuesit se nuk kanë mundësi dhe qasje të eksportit për në Serbi dhe ne kemi ardhur këtu të vërtetojmë atë që e thonë prodhuesit. Problemi është se institucionet serbe nuk i pranojnë dokumentet e Kosovës edhe pse kanë nënshkruar marrvëeshjen për lejimin e qarkullimit të prodhimeve dnërmjet dy vendeve.

“Ne dëshirojmë që të rikthehen prapë masat e reciprocitetit”, tha Berat Mustafa nga fabrika e pijeve Rc Cola. Ai tregoi se kjo fabrikë prodhon mbi 30 lloje te pijeve dhe eksportojnë në disa shtete të rajonit, Amerikë dhe Azi. Sipas tij qëllimi kryesor është që ta luftojnë importin dhe të rrisim ne eksportin.  Ai kërkon që të bëhet një luftë më e madhe me qeverinë për të mirën e prodhuesve. Kemi shumë konkurrencë të madhe nga importi..” ka pohuar z.Berat Mustafa,

SHPËRNDAJE