DALJA N’DRITË E ABETARES, NACIONALI-it DHE FAKULTETIT  EKONOMIK…  JANË VETËM DISA NGA TË ARRITURA TË KKSH-së NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË VITIN  E KALUAR TË CILAT SUKSESE I KA PËRSHËNDETUR PRISHTINA DHE TIRANA ZYRTARE….thotë në intervistën ekskluzive njeriu numër një Këshillit Kombëtar Shqiptar prof.Galip Beqir.

 

  • Peresheva Jonë: z.Beqiri,mqë jeni kyretar ui Këshillit Nacional Sqhiptarë, mund të na thoni se cilat ishin sukseset dhe apo edhe dështimet  e vitit 2011 në institucionin të cilin ju e drejtoni ?

 

  • GALIP BEQIRI: Sic e dini Këshilli Kombëtarë Shqiptarë është ndër këshillat më të ri të krijuar në Serbi,i vetëdijshëm se drejtimi i këtij këshilli është një përgjegjësi e madhe njëherit edhe nderë i madhë. Sigurishtë se kemi pasur suksese të theksohen sikurse që kemi pasur edhe vështirësi sic është puna e objektit,financat si dhe problemet tjera objektive e subjektive. Sic e dini,në fillim të gjitha subjektet kanë pranuar të formohet Këshilli Kombëtarë Shqiptarë,kanë shkruar deklarata për këtë këshill por në fund disa u tërheqën për shkak të interesave të cilat si bazë kishin atë se kush do ta marrë udhëheqjen e këtij institucioni. Ky këshill u formua me 17.500 vota,u përfshin dy subjekte politike por edhe shoqata jo qeveritare,ku 24 anëtarë janë të PVD kurse 5 të UDSH. Këmi arritur deri sot ti konstituojmë të gjitha organet dhe jemi kryesishtë për përgatitur por problemi ende qëndron tek objekti të cilin megjithëse na ka ndarë komuna,aj objekt ka nevoj për një intervenim.

Si sukses ne e llogarisim edhe regjistrimin e studentëve si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë. Ne  nga Këshilli kemi pasur tri vizat në MASH dhe kemi arritur që të gjejmë një gjuhë të përbashkët, megjithëatë këtë unë e vlerësoj si sukses i Shqipërisë pasi që në takimin që unë kam pasur me kryeministrin Shqiptarë z.Sali Berisha i cili më ka thënë se asnjë student nuk guxon të mbetet pa u regjistruar. Si sukses tjetër i KKSH mund të llogaritet edhe ajo se tashmë kur flitet për Luginën e Preshevës nuk kihet parasyshë vetëm Presheva si qytet por Lugina si tërësi me Preshevën,Bujanoci dhe Medvegjën.

 

Sa i përketë anës financiare, KNSH buxhetin e ka 16 milion dinarë,buxhet ky i cili nuk është i mjaftueshëm por përmes disa donacioneve kemi arritur që ti arrijmë dy projekte, njëri është për ”Nacionalin” prej 3 milion e 350 mijë dinarë, kemi pasur edhe dy projekte të vogla të cilit i kemi fituar. Tash kur flasim për sukseset them se ka suksese,ju e dini që në fillim ishte qështja e abetares,tash kemi arritur që ti kemi edhe gati të gjitha tekstet shkollore prej klasës së parë deri të katërt. Kemi arritur ta realizojmë 30 % e programit për gjeografi,histori,gjuhë shqipe dhe lëndë të tjera që kanë të bëjnë me elemente kombëtare. E dini se me themelimin e ”Nacionalit” një gazetë javore ka qenë një sukses mjaftë i madhë i këshillit,gjithashtu sukses llogaritet edhe hapja e fakultetit ekonomik e cila ka qenë ëndërr e kahmotshme e shqiptarëve, ku tani profesorët vijnë nga Tetova dhe Subotica, aty momentalishtë studiojnë 60 studentë shqiptarë. Sukses tjera mund të llogariten edhe përkthimi i disa teksteve mësimore,dhe them se prioritet edhe i vitit 2012 për KKSH do të jetë sjellja e teksteve tjera nga shqipëria për qka jemi duke punuar prej kohësh. Një sukses tjetër mund të llogaritet edhe sjellja e trajnuesve nga shqipëria për 50 mësues nga Lugina,punë kjo e cila është vlerësuar me nota mjaftë të larta edhe nga vetë mësuesit,pasi që në të kaluarën ka pasur trajnime nga Serbia megjthëtarë kjo ka qenë hera e parë që vijnë nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë,kemi pasur edhe raste kur drejtorët e shkollave nuk i kanë lejuar kolektivin e tyre të marrin pjesë në trajnim por jam i sigurt se janë penduar pasi që ka qenë një sukses dhe ndihmë mjaftë e madhe për ata mësimdhënës të cilët kanë qenë pjesëmarrës.
Presheva Jonë: z.Beqiri, sic e dimë KKSH mbulon disa sfera si arsimin, kulturën, informimin, gjuhën ku hynë edhe simbolet kombëtare. Sa është arritur të ketë progres në kët sfera me mjaft interés tek qyteatrët e Luginës së Preshevës ?

 

GALIP BEQIRI: Sic i përmendët ju, KKSH ka katër lëmi, apo taborre si: kultura, arsimi, informimi, gjuha dhe simbolet kombëtare me të cilat merremi, në këtë rast preokupohet Këshilli ynë meqë janë keto probleme me të cilat ne ballafaqohemi me Serbinë, Me një vendim i cili është marrë nga KKSH jemi përcaktuar që si simbol kombëtarë ta kemi flamurin kombëtarë të Skenderbeut,dhe për këtë kemi bërë kërkesë në ministrin përkatëse që të na lejohet përdorimi i flamurit ashtu sic është pa kurrfarë ndërhyrje,cështje tjetër të cilën e kemi shpallur si datë zyrëtare është 28 Nëntori,gjithashtu e kemi shpallur 6 Qërshorin ditën kur është formuar KKSH. Sic jeni të njoftuar ditëve të fundit kemi shpallur konkurs për amblemën e KKSH ku do të ndahen 400 euro për atë i cili e bënë më të mirën dhe më reprezentativen. Edhe pse ne nuk jemi optimistë se pushteti qendrorë do ta aprovojë kërkesën tonë për flamur,megjithëatë ka qenë ky një vendim i yni moral dhe obligativ ndaj popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës.

 

 

BEQIRI: KRITIKAT MBI KKSH DHE NDAJ NESH, NE I KONSIDEROJMË DHE I RADHISIM SI SUKSESE…

Presheva Jonë: z.Beqiri, KKSH kohëve të fundit ka qenë pikë goditëse nga disa media,cilat janë shkaqet,ka ndonjë keqkuptim apo vërtet diqka nuk është duke shkuar në rregull këtu ?

 

GALIP BEQIRI: Unë mund të them atë se disa subjekteve politike mbase u ka mbetur ”zhig”” që nuk janë kyqur në KKSH,por unë ju siguroj se pas 2 vite e gjysmë kur do të jenë zgjedhjet e KKSH ato subjekte të cilat sot e sulmojnë këtë këshill,do të jenë më propagandueset që të kyqen në këtë këshill. Ne sulmohemi sepse punojmë intesivisht net ë mirë të popillit, qyteatrëve tanë. A po krtikohen apop akuzohet disa liderë psh në Luginë që janë pasiv në këtë drejtim. Kritkat ndaj nesh padyshim se mund t’i konsiderojmë dhe radhisim në sukseset tona, Demagogji e madhe është ajo se kur KKSH merret me qështje madhore shqiptare,në anën tjetër thuhet se ky këshill po i cënon të drejtat e shqiptarëve. Ne Këshillin Kombëtarë Shqiptarë e kemi formuar me trysninë e faktorit ndërkombëtare,ambasadën e Shqiprisë me OSBE-në dhe me komisionin europian,ku qëllimi kryesorë ka qenë krijimi i një institucioni për shqiptarët që të kemi mundësin e punimit në zgjidhjen e shumë qështjeve në këto katër fusha të cilat i përmendëm më lart e sidomos në atë të të drejtave të njeriut ku shqiptarëve më së tepërmi iu cungohen të drejtat. Tani problem me të cilin do të merret KKSH është moszbatimi i dy-gjuhësisë nga pushtetet lokale dhe këtu ne do të hasim në konfrontim me pushtetet lokale pasi që do të kërkojmë zbatimin e dygjuhësisë pasi që shkelësit më të mëdhenjë janë pikërishtë pushtetet lokale,dhe them se këtu është arsyeja e sulmeve e etiketimeve ndaj KKSH,pasi që Këshilli Kombëtarë Shqiptarë do ta marrë primatin,por unë i them jo,le ta kryejnë ata punën e tyre dhe nuk do të kenë kurr problem me KKSH,megjithëatë aty ku ata nuk i kryejnë punët si duhet,normal se ne duhet të ndërhyjmë. Ne nuk kemi pretendime që i marrim kompetencat e pushtetit lokal,por që në koordinim me ta të i kryejmë punët së bashku ashtu sic duhet,tek e fundit edhe ne,edhe pushteti lokal jemi këtu për të mirën e kësaj popullate. Pastaj kur jemi tek transparenca ju lutem,KKSH ju thash që e ka buxhetin vetëm 16 milion dinarë dhe jo se nuk duhet të jemi ne transparet,por sigurishtë se kur kërkohet transparencë nga KKSH e jo nga pushteti lokal i cili në Bujanoc e ka buxhetin 800 milion dinarë, kurse në Preshevë afër 700 milionëve ktu e shohim se ka prapavijë politike,transparencë duhet të kërkohet edhe në pushtete lokale ku aty mund të bëhen parregullsi edhe më të mëdha në krahasim me Këshillin Kombëtarë Shqiptarë. Unë them se këtu është në pyetje ”sëmundja karieriste” duke menduar se po vjen KKSH dhe do t’ia marrë atij komPetencat.

Presheva jonë: z.Beqiri, mund të thoni dicka jashtë aktivitetit të  Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, dicka brenda subjektit tuaj të cilit i përkisni. Në Bujanoc PVD është ndarë para ca kohësh në momentin kur zgjedhjet po afrohen,a mendoni se ju ka bërë dëm apo “hajr” apo shqiptarëtnë Bujanoc tash e tutje në krye të komunës do të kenë një shqiptarë apo një serb ?

 

GALIP BEQIRI: Të jemi realistë cdo ndarje pason me dobësim apo rënje, por jo deri në atë masë sa mendohet e flitet. Unë i përkas PVD-së dhe nuk do të ma lejonte as mosha e as morali që të shëtis në subjekte tjera për cdo ditë apo të krijoj diqka të re,  PVD ju siguroj se do të dale edhe më e fuqishme përkundër asaj se nënqmohemi e etiketohemi ne do të jemi subjekti i parë në Luginë të Preshevës pasi që e kemi strukturën edhe njerëzit,mendoj se jo vetëm që do ta kemi pushtetin por edhe do ta zgjerojmë në zgjedhjet e ardhshme. Një kërkesë do të ishte si për subjektin tim ashtu edhe për subjketet tjera që ti kursejmë sharjet e fyerjet e manipulimet mes vete sepse pushteti qëndrore mezi e pret një gjë të tillë,kjo e gjitha shkonë në shërbim të pushtetit qëndrorë.

SHPËRNDAJE