Tash kur janë afatet për pranime nëpër fakultete,për maturantët vera është edhe më e nxehtë e sidomos për studentët e ardhshëm të Luginës së Preshevës të cilët shpresojnë ti drejtohen Universitetit të Tiranës për të vazhduar studimet,kjo po ndodh sepse janë krijuar mjegullira rrethë asaj se kush është kompetent që të dorëzojë listën e studentëve krzetari i komunës apo Këshilli Nacional.

9 korrik,AIK “Presheva Jonë”

Mësohet se deri tani një numër mbi 80 nxënësish veq i kanë dorëzuar dokumentet tek krzetari i komunës në Preshevë,ndërkohë që drejtues të Këshillit Nacional kanë i kanë thënë agjencis tonë se tash më e kanë dorëzuar listën prej afër 90 studentëve të dz komunave.
Kryetari ki Këshillit Nacional z.Galip Beqiri i deklaroi agjencisë “Presheva Jonë” se : ” Ne kemi pasur takime dhe biseda telefonike me zyrëtarë nga Shqipëri të cilët na kanë konfirmuar se duke e njohur Këshillin Nacional Shqipëtarë do ta njohin edhe listën e studentëve të cilën e dërgon ky Këshill,megjithëse them se ne nuk do të jemi problem për qytetarët e Luginës,ne këtu jemi që ti zgjidhim problemet e tyre dhe jo ti shtojmë ato.

Galip Beqiri:
Ju them të gjithë studentëve përmes Agjencisë tuaj se,është e rrugës që dorëzimi i dokumentave të dorëzohet tek Këshilli Nacional,por nuk do të jetë gabim edhe nëse ata i kanë dërguar tek kryetari i komunës pasi që ato lista të cilat i dorëzon kryetari i komunës prap do të kthehen tek ne që ti konfirmojmë duke i nënshkruar dhe do të kthehen prap në Shqipëri./KM

SHPËRNDAJE