Beogradi tërhiqet, duke demantuar se ftesat për mobilizim тë rezervistëve serbë nuk ishin për Kosovë

Sipas AP, duke u thirrur në burimet e ushtrisë serbe njofton se “Ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac dje  ka konfirmuar  se ftesat për mobilizim të rezervistëve serbë  nuk kanë asgjë të bëjnë me Kosovën dhe se nuk ka plan të veprimit në provincën jugore serbe”. Sipas këtij burimi “Kjo, sipas Shutaniovac, është një thirrje e rregullt e rezervistëve, siq ndodhë edhe në vendet tjera”, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”

Presheva, 26 shtator /AIK-Presheva  Jonë

Javën e kaluar shkrimet e disa mediave rreth ftesave serbe për mobilizim të rezervisëve serbë për të shkuar “në luftë për të mbrojtur Kosovën dhe Metohinë” (siq u dëshmua edhe në faksimilin e të cilin e botoi agjencia “Presheva Jonë”) si duket bënë jehonë në opionin, sidomos në atë ndërkombëtarë. Sipas burimeve të agjencisë “Presheva Jonë” rreth këtyre thirrjeve për mobilimiz të rezervistëve serbë ka pasur vërejtje dhe presion nga faktori ndërkombëtar në adresë të Beogradit.

Dhe pas gati dy javësh nga këto ftesa për mobilizm serbë, sot ministri i mbrojtjes së Serbisë Dragan Shutanovac  e ka demantuar. Në këtë demantim, sipas Associated Press (AP), ndër tjera thuhet se “qytetarët të cilët kanë shërbyer ushtrinë janë  të detyruar t’u përgjigjen thirrjeve për marrjen e orendevi të lufës dhe nëse ata nuk e bëjnë këte, mund të gjobiten,,” njofton agjencia. 

Sipas AP, duke u thirrur në burimet e ushtrisë serbe njofton se “Ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac dje  ka konfirmuar  se ftesat për mobilizim të rezervistëve serbë  nuk kanë asgjë të bëjnë me Kosovën dhe se nuk ka plan të veprimit në provincën jugore serbe”. Sipas këtij burimi “Kjo, sipas Shutaniovac, është një thirrje e rregullt e rezervistëve, siq ndodhë edhe në vendet tjera”, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni