BEOGRADI PRITET TË JEP “VERDIKTIN” MBI “GRUPIN E GJILANIT”




Presheve, 16 dhjetor (AIK-Presheva jonë)

 

Të akuzuar janë një grup prej nëntë shqiptarësh nga Kosova

 

Lindore Preshevës



Të akuzuar janë një grup prej nëntë shqiptarësh nga Lugina e Preshevës, të cilët si ish-pjesëtarë të UÇK-së akuzohen nga autoritetet serbe për kryerje të krimeve ndaj popullsisë civile serbe gjatë vitit 1999 në rajonin e Gjilanit.





Në Prokurorinë për krime lufte në Beograd sot pritet të jepen fjalët përfundimtare për rastin e të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit. Të akuzuar janë një grup prej nëntë shqiptarësh nga Lugina e Preshevës, të cilët si ish-pjesëtarë të UÇK-së akuzohen nga autoritetet serbe për kryerje të krimeve ndaj popullsisë civile serbe gjatë vitit 1999 në rajonin e Gjilanit. Avokatët mbrojtës, shoqatat për të drejtat e njeriut dhe partitë politike shqiptare kanë apeluar për lirimin e këtyre të burgosurve, për shkak të pafajësisë së tyre, ndërsa procesi është vlerësuar me motive politike.

‘Dëshmia’ e saj ishte tejet banale, duke mos thënë asgjë konkrete, saqë panevojshëm mori shumë kohë. Më e keqja është se për nesër u paralajmërua një ‘dëshmitar’ tjetër dhe vazhdimi i leximit të ekspertizave ligjore. Detyrohemi të besojmë se më në fund do të mbarojnë eskivimet e trupit gjykues”. Sipas Rexhepit, familjarët presin me ankth përfundimin e këtij gjykimi, që po realizohet pa asnjë bazë apo dëshmi valide.

Qeveria e Serbisë këtë aktakuzë ndaj të lartpërmendurve, të quajtur si “Grupi i Gjilanit” e ka ngritur më 25 qershor të vitit 2009. Nëntë nga 17 të akuzuarit ndodhen në burgun qendror të Beogradit janë: Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazife Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni