BEOGRADI PRANON TAKIMIN THAC-TADIC

Boris Tadic u takua dy herë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë e ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke u bazuar në kabllogramet e WikiLeaks, që në Departamentin amerikan të Shtetit janë dërguar me vërejtjen “konfidenciale”. Ndërsa, takimet thuhet se kanë ndodhur në Athinë më 2006 dhe në New York më 2008.

Nga zyra e kreut të shtetit serb thonë për Alo se dy liderët nuk janë takuar e as nuk kanë biseduar pas vitit 2008.

Sipas ditore serbe, Thaçi dhe Tadici janë takuar para gjashtë viteve në kryeqytetin grek, gjatë Samitit dyditor të Këshillit të Internacionales Socialiste, ku presidenti serb ishte i pranishëm si kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë, e si anëtar i kësaj organizate, ndërsa kryeministri i Kosovës në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dorën në zemër, ai takim nuk ka mundur të cilësohet si takim i dy shtetarëve sepse Kosova nuk e kishte shpallur pavarësinë”, thotë burimi serb.

Megjithatë, në kabllogramet e “Wikileaks”, thuhet se ata janë pajtuar që çdo takim direkt i Beogradit me shqiptarët e Kosovës të jetë i frytshëm, ndërsa “histori të tjera pikante” kanë rrjedhur në mediume përmes burimeve greke.

Këto burime kanë zbuluar se takimi ka ndodhur me iniciativën e kryeministrit grek, Giorgos Papandreou.

Sipas pohimeve të kabllogramit tjetër, takimi i radhës ka ndodhur gjatë sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në janar 2008. Dokumentet e publikuara nga “Wikileaks” thonë se Tadic ka konfirmuar se në New York është takuar me Thaçin, dhe se takimet e tyre do të vazhdojnë me qëllim të “gjetjes së zgjidhjen për Kosovën”.

Në kabinetin e presidentit serb thonë se takimi i fundit me Thaçin ka ndodhur më 2008, ndërsa i pranishëm aty ka qenë edhe Vojislav Koshtunica.

“Pas bisedimeve që në njërën anë kanë bërë Boris Tadic dhe kryeministri i atëhershëm Vojislav Kostunica, dhe në anën tjetër Hashim Thaçi me ekipin negociator të Prishtinës, presidenti i Serbisë më as nuk është parë e as nuk ka biseduar me kryeministrin e Kosovës”, thotë burimi. /Telegrafi/


1 Komente

  1. çetnik, January 26, 2012:

    Ajo do të thotë se spektri i gjërë politik shka e ka fitue bindjen se me Thaqin nuk mund të bëjnë lojë apo përfitime shtetnore, dhe ai asht shkaku që nuk bëjn me te më takime .Në vend të kan zgjedhur metodën e rrximit të Thaqit nga pushteti në Kosovë me ndihmën e kollaborcionstve., dhe ardhjen në pushtet të opozitës Rugovjane do të ngopen aspiratat hegjemoniste serbe

Komentoni