Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Villarealit.

http://www.botasot.info/img/Karim+Benzema.jpgReal Madridi të mërkurën mbrëma mposhti Villarealin me rezultat 3:0, në kuadër të La Ligës, kurse serinë e golave në këtë takim e hapi pikërisht futbollisti francez.

“Ne treguam një paraqitje të shkëlqyeshme, sidomos në pjesën e parë. Mendoj se Real Madridi është skuadra më e fuqishme në La Ligë. Kjo fitore është mjaft e rëndësishme për ekipin tonë. Nuk ka rëndësi se kush shënon. Misioni ynë është që të shënojmë dhe ndihmojmë skuadrën, sepse gjëja më e rëndësishme është fitorja”, ka thënë francezi.

“Mbretërit” pas kësaj fitoreje arrin në pozitën e dytë në La Ligë me 22 pikë, një më pak se Levante.

SHPËRNDAJE