Ajo ishte një figurë shumë dimensionale në botën muslimane…. Një grua që revolucionarizoi një mentalitet… Kush ishte Benazir Buto? Fëmijëria në Pakistanin e trazuar dhe ndikimi i fortë i babait si një diplomat i shquar dhe frymëzues i demokracisë… Pse familja e saj quhej nga vendasit – “Kenedit e pakistanit?” Si hyri në politikë? Pse pritej të dominonte zgjedhjet e vitit 2008 dhe fundi tragjik… Tronditja e madhe që shkaktoi në të gjithë Botën vrasja e saj dhe si u shndërrua nga një mesi e politikës, në një martir për njeriun…

 

 

Benazir Buto, (sind: بینظیر ڀھٽو ), (urd: بینظیر بھٹو), lindi më 21 qershor të vitit 1953 në Karaçi, Pakistan dhe u vra në një atentat më 27 dhjetor të vitit 2007 në Ravalpindi, Pakistan, ishte gruaja e parë në krye të një vendi mysliman post-kolonial.

 

Buto u zgjodh kryeministre e Pakistanit në vitin 1988, por pas 20 muajve me përkrahjen e ushtrisë e shkarkoi kryetari [Gulam Ishak Kan]]. Benazir Buto përsëri u zgjodh në vitin 1993, por tri vite pas e shkarkoi kryetari i atëhershëm Faruk Legar.

 

Më 18 tetor të vitit 2007 ajo u kthy në Pakistan pas tetë viteve azil politik. Menjëherë ditën e nesërme në Karaçi në mitingun e organizuar me rasin e kthimit të saj në vend ishin vendosur dy bomba të cilat shkaktuan vdekjen e qindra njerzve. Benazir Buto nuk ishte lënduar. Ndërsa më 27 dhjetor të po të njëjtit vit ishte kryer atentati i dytë, në tubimin në Ravalpindi ku kësaj here atentatori arriti ta qëllojë për vdekje. Vdiq të njëjtën ditë në spital, në Ravalpindi.

 

 

Kryeministria e Ministria e Jashtme shqiptare kane reaguar per vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze duke e cilesuar si nje akt te shëmtuar terrorist

Politika shqiptare ka denuar  vrasjen e ish-kryeministres se pakistanit Benazir Bhuto. Nje nje njoftim per shtyp te publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te ministrave, Kryeministri Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar terrorist nga i cili humbi jetën një nga personalitetet më të shquara të Pakistanit, por edhe më gjerë, ish Kryeministrja Benazir Buto. ”E kthyer në vendin e saj për të ndërtuar demokracinë dhe shtetin ligjor, Benazir Buto ishte një shtetare e madhe, shtyllë kryesore e aspiratave për demokraci të popullit të saj”. Duke ndarë me familjen Buto dhe me të gjithë popullin pakistanez, dhimbjen shokuese të kësaj humbjeje të rëndë, Kryeministri Berisha thekson se ky akt lëshon njëkohësisht apelin për vendosmëri absolute në luftën kundër terrorizmit, këtij armiku kryesor të kombeve të lira sot.

Edhe Ministria e Jashtme e Shqiperise ka denuar vrasjen e Butos eshte denuar ”Ministria e Jashtme shpreh tronditje dhe hidhërim të thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur më datë 27 dhjetor 2007 në qytetin e Rawalpindit në Pakistan, ku, si pasojë e një akti terrorist, gjetën vdekjen ish-Kryeministrja e Pakistanit, Znj. Benazir Bhuto, së bashku me disa mbështetës të saj. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënon me force këtë akt të rëndë dhe të rrezikshëm terrorist dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave”.

SHPËRNDAJE