TRE reagime, demante nga Berna rreth pensionistëve dhe sigurimeve sociale: Kundër ministrit serb Rashiq, UNITA dhe kundër „albinfo” dhe disa media që spekuluan dhe raportuan shtrembët. „Me këto seri shkrimesh jo korrekte dhe plotë spekulime që fusin panik dhe konfuzion gazetarët nuk  i bëjnë nderë Kosovës e as atij mediumi ku punojnë, përkundrazi…“ i ka  deklaruar sot agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ z.Harald Sohns  nga Zyra Federale për Sigurime dhe pensione në Zvicër (OFAS), duke  shtuar se kanë marrur deklarat nga persona të papërgjegjshëm apo që nuk e njohin problemin…

 

 

GJURMËVE TË NJË SERI SHKRIMESH SPEKULATIVE NË DISA PORTALE RRETH SIGURIMEVE DHE PENSIONISTËVE KOSOVARË NË ZVICËR

Bernë, 1 shkurt/ AIK-Presheva Jonë

Zyra Federale e Zvicrës për Sigurime Shoqërore (OFS) ka reaguar ndaj disa shkrimeve jo korrekte që në disa portaleve (albinfo) dhe mediave tjera në Kosovë si dhe kundër  mashtrimeve të disa avokatëve në Kosovë. Po ashtu autoritet et zvicerane zyrtarisht kanë  demantuar edhe lajmin se gjoja pensionistët mund t’i humbin kontributet e tyre të derdhura në Zvicër, nëse nuk i tërheqin paratë deri më 1 prill 2015“  OFS  ka hedhur poshtë si të pavërtetë edhe deklaratën e ministrit serb Rashiq, gjoja „ky problem do të zgjidhet brenda gjashtë muajve…“ ?!

„Unë nuk di pse disa portale dhe media në Kosovë merren me tema për të cilat ne nga Berna jemi deklaruar disa herë  qartë rreth pensioneve. Ne kemi pohuar qartë dhe tash po e përsërisim për ju se s‘ka ende asgjë të re në këtë drejtim, përveq se kanë nisur dhe po vazhdojnë bisedimet mes eksperteve kosovare nga qeveria e Kosovës dhe specialistëve tane zviceranë. Tash së fundi nga Prishtina kemi pranuar një material dhe ne jemi duke shqyrtuar, stdiuar atë…dhe s ka asgjë më në këtë drejtim. Me këto seri shkrimesh jo korrekte dhe plotë spekulime që fusin panik dhe konfuzion gazetarët nuk  i bëjnë nderë Kosovës e as  atij mediumi ku punojnë, përkundrazi…“ i ka  deklaruar sot agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ z.Harald Sohns  nga Zyra Federale për Sigurime dhe pensione në Zvicër (OFAS), duke  shtuar se këto protale kanë marrur deklarata nga persona të papërgjegjshëm apo nga ata që nuk e njohin problemin…

Më konkretisht, autoritetet zvicerane nga Berna sot i kanë deklaruar agjencisë sonë se, „pensionistët nga Kosova nuk i humbin asesi kontributet Zyrës Federale të Zvicrës“ dhe shkrimet dhe deklarata se gjoja pensionistit e Kosovës mund të humben krejtësisht, në rast se deri më 1 prill 2015 nuk arrihet të realizohet një marrëveshje e re në mes të Zvicrës dhe Kosovës…janë vetëm spekulime dhe të pavërteta, shkrime keto të cilat s kane pasur nevoje të dalin për të krijuar konfuzion dhe panik ndër qytetarët, sidomos tek pensionistët kosovarë, thot z.Sonz duke shtuar se këtij konfuzioni  dhe panike të panevojshme i kanë kontribuar mjaft UNITA dhe nje portal „Albinfo“.

Zyra Federale për Sigurime Sociale bën të ditur se aktualisht është duke u shqyrtuar dokumentacioni (lidhur me legjislacionin, etj.), të cilin Kosova ia ka dorëzuar Zvicrës në lidhje me një marrëveshje të re të mundshme të sigurimeve shoqërore. Këtë e ka deshmuar në Gjenevë edhe presidentja zvicerane gjatë takimit të saj të parë për ket vit me gazetarët ndërkombëtar . « Zvicrës i duhet të arrijë një marrëveshje me Kosovën për sigurimet sociale për cka jam optimiste se kjo do të rregulohet në një të ardhme jo të largët… » i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare „Presheva jonë“ presidentja e Zvicrës znj. Eveline Widmer-Schlumpf.

Kur është fjala rreth raporteve të disa portaleve dhe mediave alabanofone në Zvicër e Kosovë , do theksuar se në redaksinë e agjencisë informative “Presheva Jonë” në Pallatin e OKB-së në Gjenevë edhe ditë më parë (21 tetor 2011) kishte arritur një reagim, shpjegim nga Zyra Federale për Sigurimeve sociale (OFAS) me seli në Bernë, të clin e jap edhe gazeta autoritative e Prishtinës „Express“ dhe disa tjera ku thuhet qartë se „Gjykata Federale e Zvicrës, fatkeqësisht  ende nuk ka marrur asgjë konkrete, në favor të pensionistëve të Kosovës (AI dhe AVS)  siq kanë njoftuar disa media në rajon.“ Këtë na e kishte konfirmuar për agjencinë “Presheva Jonë” z. Rolf Camenzind  përgjegjës për komunikim për media në OFAS në Bernë.

Lidhur me ketë konfuzion dhe spekulime te disa mediave për ne, kishte dhënë sqarime edhe më herët edhe njeriu numër një i sigurimeve sociale në Zvicër z. Yves Rosier, drejtor i OFAS i cili më 4 maj 2010 na kishte deklaruar se  “Unë nuk du të merem me atë se cfarë kanë shkruar apo si e kanë intrerpretuar gazetat, por mund t’ju them vetëm një gjë të sigurt se shtetasit e Kosovës nuk i humbasin të drejtat e tyre dhe punëtorët kosovarë dhe asesi ata nuk janë të diskriminuar në ZvIcër..”

„Çështja e pensionistëve kosovarë nga Zvicra vazhdon të mbetet ende e pazgjidhur dhe topi është tash në anëne Prishtinës dhe kjo cështje do të zgjasë edhe më tutje ngase bisedimet mes ekspetëve të vendeve kanë nisur për rregullimin e pensiove kosovarë dhe ato janë në proces e sipër, cështje kjo e cila do të rregullohet përmes autoriteteve të Bernës dhe Prishtinës zyrtare e asesi përmes portaleve e mediat në Kosovë..“  ka deklaruar sot për agjencinë informsative kombëtare „Presheva Jonë“ z.Harald Sohns  nga Zyra Federale për pensione në Zvicër (OFAS).

Dhe për fund, sikur z.Harald Sohns  nga OFAS edhe autoritet tjera nga Berna, siodomos nga zyrtarët e deparatmentit për Sigurime Sociale që benfeciesit e  keëyre pensioneve dhe të ardhutave tjera (AVS) invalidore t’mos shqetësohen dhe të kenë kujdes t’mos bien pre e abuzuesve dhe spekulatorëve. Madje sipas zyrtarëve të OFAS  për të gjidhur këto probleme benficuesit nuk kanë nevojë të marrin avokat, për të t’mos derdhur t’holla posht (kot), por ne kemi autoritetet tona si në Gjenevë e Bernë ashtu edhe në Prishtinë dmth ata duhet t’i drejtohen atyre qendrave të sigurimeve sociale dhe invalidore dhe të  komunikojnë ata vet drejtpërsëderjeti me zyrtarët e ketyre departamenteve.

SHPËRNDAJE