Belgjika rrezikon të gjobitet me miliona euro

Komisioni Evropian mund të dënojë shtetin belg në janar me hiq më pak se 708 milionë euro, nëse Brukseli zyrtar deri kah mesi i muajit të ardhshëm nuk konfirmon masat kundër krizës dhe projekt-buxhetin për vitin 2012.

Kështu shkruan gazeta belge “De Tijd”, sipas së cilës KE i ka bërë thirrje koalicionit belg, i cili po diskuton për formimin e qeverisë, që sa më shpejt të prezantojë projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm.

Ashpërsimi i rregullave evropiane në fushën e disiplinës fiskale do të hyjë në fuqi më 13 dhjetor. Këto rregull mundësojnë edhe shqiptimin e gjobës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni