Aktori i madh shqiptar bashkëpunuar me Xhon Hjustonin, Olivija de Hevilland, Ava Gardner, Robert Shou, Fernando Rej, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Klaudia Kardinale, Kendis Bergen etj. Ai ka interpretuar në shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Prishtinë, 15 qershor

Në një vjetorin e parë të vdekjes së Bekim Fehmiut, në Teatrin Kombëtarë janë bërë homazhe si dhe është hapur libri i kujtimeve për të gjithë qytetarët dhe janë shfaqur filma nga krijimtaria e tij kinematografike. Akademia u mbajt në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku aktorë dhe dashamirës të Bekim Fehmiut vendosën lule në shkallët e Teatrit Kombëtar. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka thënë se jeta, vepra dhe kujtimi i artistit Bekim Fehmiu, janë personifikim i krenarisë artistike, dhe i krenarisë kombëtare, si dhe frymëzim artistik për të gjitha gjeneratat e ardhshme.

Ministri Krasniqi po ashtu deklaroi se çmimi që do t’u jepet njerëzve më të suksesshëm të kinematografisë, do të mbajë emrin e aktorit të ndjerë Bekim Femiu.

“Unë mund të konfirmoj se ne së shpejti edhe formalisht do të instituojmë çmimin për kinematografi, i cili do të mbajë emrin e aktorit të madh Bekim Femiut dhe që do të jetë një çmim vjetor, i cili do t’u jepet njerëzve më të suksesshme të fushës së kinematografisë”, tha ministri Krasniqi. Ndërsa regjisori, Ekrem Kryeziu tha se Bekim Fehmiun e rrezatonte një energji pozitive dhe se çdo punë që e niste ai përfundonte me përsosshmërinë e tij. “Jemi këtu ta përkujtojmë një ditë humbje të një aktori, te një njeriu, i cili ka jetuar për art dhe pikërisht në kuadër të asaj dëshire që të jetë arti i tij i përkryer, ka qenë tekanjozë në kërkim të bukurës në pafundësinë e kësaj bote. Kam qenë një ndër të paktët që kam pasur rastin të jem bashkëpunëtori i tij, por që nuk kem arrit të përfundojmë një punë të nisur bashkërisht. Më ka lënë mbresa të mrekullueshme, sepse Bekimi ishte një njeri që dëshironte një mend të përsosë çdo punë që e niste”, tha ai.

Aktori Kushtrim Hoxha lexoi vargjet e fundit të shkruara nga aktori Bekim Fehmiu, të lana amanet. Bekim Fehmiu ka vdekur një vit më parë në banesën e tij në Beograd, pasi kishte qëlluar vetën me revole. Aktori shqiptar Bekim Fehmiu, ishte me famë botërore, dhe ka interpretuar shumë role në filma të ndryshëm, si te Uliksi, Aventurierët, Mbledhësit e pupulave etj.

Aktori Bekim Fehmiu është një nga emrat më të dëgjuar shqiptarë të aktrimit. I lindur në Sarajevë në vitin 1936, ai do të bëhej i famshëm me filmin “Unë kurrë nuk kam parë ciganë të lumtur”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ai ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore. Rolet e tij në “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e ngrohtë”, “Dezertori”, përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qënë “Ko puca otvorice mu se”, “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadrionet e partizanasve” dhe “Të kuq dhe të zinj”. Ai ka bashkëpunuar me Xhon Hjustonin, Olivija de Hevilland, Ava Gardner, Robert Shou, Fernando Rej, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Klaudia Kardinale, Kendis Bergen etj. Ai ka interpretuar në shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht. Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj që kanë dalë prej këtyre anëve.

SHPËRNDAJE