Behrami sërish refuzon Juventusin

Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Valon Behrami, preferon të mbetet me Fiorentinën, edhe nëse kjo skuadër nuk do t’ia vazhdoi kontratën e cila i skadon në verën e vitit 2014.

Njëri ndër futbollistët më të mirë shqiptar, mesfushori nga Kosova që luan rregullisht me përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Behrami ka pohuar se do të qëndroi tek Fiorentina së paku edhe një edicion. Behrami në këtë mënyrë e ka kundërshtar një kalim të mundshëm te skuadra e Juventusit. Kampioni i ri futbollit italian, për Behramin ishte interesuar edhe në afatin kalimtar të janarit, derisa kishte marrë përgjigje negative nga ai. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” vetëm para pak ditësh deklaruan se interesimi për futbollistin shqiptar mbetët në fuqi, por që Behrami favorizon skuadrën e tanishme. “Ende nuk kemi biseduar me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës. Por edhe nëse negociatat për të vazhduar kontratën nuk do të sjellin ndonjë vendim të ri për zgjatjen e sajë, unë preferoi që të mbes me Fiorentinën deri në fund të kontratës”, ka pohuar Behrami. Kontrata e tij aktuale me “vjolan” përfundon në qershorin e vitit 2014. Më parë drejtuesit e Fiorentinës, kishin kërkuar që Behrami të mbetej gjatë në Firence, për ta shndërruar atë në futbollistin kryesor të skuadrës. Por mbetët të shihet në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat. Behrami për gazetën “Bota Sot” kishte pohuar se te Fiorentina ka gjetur vetën më mirë se në çdo skuadër tjetër. “Kalova një vit shumë të mirë, por nuk mund të thuhet edhe për skuadrën pasi regjistruam një sërë rezultatesh negative. Megjithatë mendoj se do të vazhdoi edhe viteve të tjera të jem pjesë e Fiorentinës. Kam marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubit dhe nëse ia dalin të realizojnë projektin që e kanë premtuar do të ishte më mirë që unë të mos lëvizi nga aty përkundër ofertave të ndryshme që më vinë”. Pas largimit të mesfushorit të kombëtares italiane, Montelivio nga Firence në drejtim të Milanit, Behrami pritet që ta bartë edhe shiritin e kapitenit, për të qenë tamam lider në fushë. “Kam dëgjuar se është thënë se unë do të jem kapiten i Fiorentinës, por kjo gjë më së paku më intereson. E rëndësishme është që te jem pjesë e skuadrës në të cilën drejtuesit llogarisin në shërbimet e mija. Ndërkaq nuk do të ishte fer tani të deklarohem për këtë çështje. Ka ende kohë për të vendosur për shiritin e kapitenit. Me rëndësi është që projekti për përtëritjen e ekipit të funksionoi dhe Fiorentina sërish të luftoi për një vend që shpien në Ligën e Kampionëve”, është shprehur Behrami.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni