Talat Arifi , drejtori i shkollës së mesme Teknike Presheva , fillimisht falëndero pushtetin lokal për këtë investim shumë të rëndësishëm për nxënësit. Sipas tij kushtet e reja do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e procesit mësimorë pasi së shpejti do të pajisen edhe kabinetet.

Preshevë,8 nëntor/AIK-Presheva Jonë

Është bërë sot inaugurimi i mbindërtimit të shkollës së mesme Teknike Presheva në Preshevë. Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë delegacioni i komunës së Preshevës i udhëhequr nga kryetari i komunës Ragmi Mustafa , një numër i madh i nxënësve , profesorë dhe dy drejtorët e shkollave të mesme, njofton TvP. Gjithçka gati , dhe shiritin e prenë atyre që iu takoi kryetarit Mustafa dhe drejtori Talat Arifi ,që më pas të gjithë hynë për të vizituar objektin e ri të shkollës. Ky objekt është me standarde bashkëkohore dhe ka kushtuar 23 milion dinarë. Por më së shumti për objektin e ri u gëzuan nxënësit , që tani më do të kenë kushte shumë më të mira.

Ndërkaq drejtori i shkollës së mesme Teknike Presheva , Talat Arifi fillimisht falëndero pushtetin lokal për këtë investim shumë të rëndësishëm për nxënësit. Sipas tij kushtet e reja do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e procesit mësimorë pasi së shpejti do të pajisen edhe kabinetet.

Po ashtu kryetari Mustafa bashkë me anëtarët e këshillit komunal dhe kryeshefin e financave Fatmir Azizi kanë vëzhguar punimet në ndërtimin e sallës së edukatës fizike për gjimnazin ,,Skënderbeu,,. Kryetari Ragmi Mustafa thotë se vlera e sallës është 24 milion dinarë dhe është salla më e madhe në komunën tonë. Ndërsa ky projekt është hartuar edhe në bashkëpunim me profesorët e edukatës fizike.

Drejtori i gjimnazit “Skenderbeu” z.Abdurrahman Zulfiu thekson se kjo sallë është e një rëndësie të veçantë , pasi që të dy shkollat do të marrin frymë më lirshëm. Në sallën aktuale aktivitetet sportive i zhvillojnë 90 paralele që deri më tani profesorët e kanë pasur të pa mundur zhvillim e stërvitjeve si duhet. Në fund kryetari Mustafa ka uruar të gjithë nxënësit dhe stafin e dy shkollave të mesme për këto dy projekte me rëndësi të veçantë. Por kryetari Mustafa gjatë vizitës së sotme u zotua se investimi në shkolla, e sidomos tek nxënësit si ardhmëri e vendit do të jenë prioritet e stafit e tij .Ai tha se si pjesë e këtyre dy projekteve do të jetë vazhdimi i rrugës Mare Llonçar dhe bashkimi i saj me Qemal Shehun , që shtrihet për gjatë shkollës fillore Ibrahim Kelmendi e deri tek stacioni policorë. Kjo rrugë do të ketë gjatësi 176 metra , me gjerësi 5,5 metra dhe trotuar me gjerësi 1,5 metra duke pasur të instaluar edhe kanalizimi atmosferik. Me hapjen e kësaj arterie do të lehtësohet dukshëm rruga kryesore ,por edhe nxënësit do të kenë siguri më të madhe, pasi në këtë pjesë nuk ka frekuentim të automjeteve.

SHPËRNDAJE