Manchester United ka blerë një 16-vjeçar kosovar i cili cilësohet si Beckhami i ri.

Adnan Januzaj është transferuar nga Anderlecht tek Manchester United për shifrën e 600 mijë eurove.

Thuhet se Ferguson është dashuruar menjëherë me Januzajn, i cili ka si karakteristika kryesore shpejtësinë, driblimin dhe teknikën. Gjithashtu, në ndryshim nga Beckham, Januzaj përdor këmbën e majtë.

Ende nuk dihet data në të cilën i riu kosovar do të bashkohet me klubin e famshëm anglez.

Pritet që Adnan Januzaj t’i bashkohet ekipit të rezervave (ekipi i të rinjve) të Manchester United.

SHPËRNDAJE