(AIK-Presheva Jone)

 

David dhe Victoria Beckham po përjetojnë një moment veçanërisht të lumtur, pasi një mjek u komunikoi se fëmija që po presin do të jetë i seksit femër.

Siç raportoi sot “The Sun”, Victoria shpërtheu në lot nga ngazëllimi, pas skanerit të fëmijës së saj tre muajsh, në një klinikë në Londër. Ata kanë aktualisht tre djem.

Një mik i familjes deklaroi: “Të dy janë shumë shumë të lumtur. Për ta do të jetë fëmija i fundit dhe dëshironin dëshpërimisht një vajzë”.

Motra e Victoria-s, Louise, lindi në gusht një vajzë. Ajo i ka ofruar veshjet e fëmijës, kur bebja Beckham të dalë në jetë.

David dhe Victoria janë prindër të tre fëmijëve, 11-vjeçarit Brooklyb, 8-vjeçarit Romeo dhe 5-vjeçarit Cruz.

SHPËRNDAJE