Beckham, “mashkulli fantastik” në koopertinë

 

Brenda familjes Beckham është Victoria ajo që figuron vazhdimisht në koopertinat e revistave të modës.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se 35-vjeçari nuk është në gjendje të bëjë një figurë po aq të mirë.

Ish-kapiteni i kombëtares së Anglisë u shndërrua këtë fundjavë në imazhin e revistës për meshkujt, “Fantastic Man”.

Megjithatë, ndryshe nga paraqitjet e mëparshme për “Armani”-n apo linjën e tij të parfumeve, në këtë revistë David paraqitet krejtësisht i veshur.

Babai i tre djemve fliste në intervistën e tij për revistën gjerësisht për emocionet që po përjeton ai dhe Victoria, ndërsa janë duke pritur fëmijën e tyre të parë vajzë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni