BE, 64.2 milionë euro për Shqipërinë

largea_2012-european-union-flag1393433635

Bashkimi Europian ka akorduar një fond grant prej 64.2 milion euro për zbatimin e 12 projekteve në fusha të ndryshme. Këto projekte, të cilat do të jenë dhe përfituese të këtyre fondeve, janë hartuar duke u bazuar në strategjitë kryesore sektoriale.

Kështu fushat kryesore që do të përfitojnë nga këto fonde janë, drejtësia 16 milionë euro, 9 milionë euro administrata publike, 2 milionë euro transporti, 8 milion euro mjedisi, 6,5 milionë euro punësimi dhe çështjet sociale dhe 36 milionë euro do t’i akordohen bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Në këtë kontekst shpresohet se këtë vit, rëndësia që Bashkimi Europian i jep Bujqësisë, të reflektohet edhe në aksionin qeverisës e jo vetëm në dokumente apo strategji të ndryshme. Ndërkohë sipas ambasadorit Sequi së shpejti do të akordohet dhe një fond tjetër prej 18 milionë euro përsëri në të njëjtin kontekst. Fondet IPA të Bashkimit Europian e kanë fillesën e tyre në vitin 2007 dhe vazhdimisht kanë mbështetur rritjen e ekonomisë dhe përmirësimin e nivelit të jetesës së shoqërisë shqiptare.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni