BE do të shpenzojë tre milionë euro në studimin mbi “potencialin e insekteve si një burim alternativ i proteinave”.

Ekspertët e ushqimit kanë rënë dakord se insektet duhet të provohen në Europë, në mënyrë që këtë ushqim ata ta përdorin si ofertë shtesë në fast food-e. Rreth 2.5 miliardë njerëz rreth botës i përdorin në kuzhinën e tyre insektet. Megjithatë, ekspertët e autoriteteve të ushqimit në Europë thonë se insektet janë një burim i madh proteinash.

Disa krimba përmbajnë proteina tri herë më shumë se një racion mish viçi, ndërsa katër bulktha kanë kalcium aq sa përmban një gotë qumësht.

Daniel Creedon, një shef kuzhine që gatuan milingonat, gjinkallat dhe bletët në mjaltë në restorantin “London Archipelago”, tha: “Nëse insektet fillojnë të përfshihen në zinxhirin ushqimor, duhet të fshihen. Jo shumë njerëz mund të blejnë një hamburger me gjinkallë”.

Ekspertët e mjedisit thonë se mësimi me këtë ide është i paevitueshëm, sepse sipas tyre, në 2020-n njerëzit nuk do të kenë shumë zgjedhje në ushqim.

SHPËRNDAJE