Sot nga ora 13:00 në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë,Bashkimi Demokratik i Luginës në prani të një numri të madhë të simpatizantëve ka bërë prezantimin solemn të kandidatëve të mundshëm për këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

Preshevë,21 Maj

Pas prezantimit të  këshillëtarëve një numër i tyre foli për programin e këtij subjekte ku u tha se prioritet pos qështjes kombëtare do ti kushtohet shëndetësis,arsimit,kulturës. Gani Veseli gjatë fjalës së tij para publikut kritikoi disa subjekte të cilët parashohin formimin e Teatrit Amator duke thënë ” Lugina e Preshevës ka mjaftë aktorë profesionist dhe është e pa kuptimt që visizon apo në program i ndonjë subjekti të jetë Teatri Amatorë,do të thotë BDL ka si synim formimin e një Teatri Profesional dhe këtë do ta realizojë nëse vijnë në pushtet”

 

Dr.Skender Destani kryetarë i këtij subjekti pasi e mori fjalën,duke i përshëndetur të pranishmit për mbështetje tha se “Lugina e Presheva duhet që të orientohet kah Bashkimi Europian,ndihmë për të realizuar të drejtat tona duhet të kërkojmë tek Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi që vërtet gjendja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës është e rënduar dhe kërkon zgjidhje”. Për fund z.Destani porositi qytetarët që nëse dëshironi që të ndryshoni të ardhmen tuaj,atëherë votojeni Bashkimin Demokratik të Luginës.

SHPËRNDAJE