Kryesia qendrore e BDI-së dje e konfirmoi qëndrimin e kryetarit të partisë Ali Ahmeti se propozimi i shefit të shtetit Gjorge Ivanov për emërimin e guvernatorit të ri të Bankës Popullore të Repubikës së Maqedonisë të jetë Dimitar Bogoev është vendim i tij arbitrar i cili duhet të tërhiqet, ndërsa më pas presienti të dalë me propozim të ri pas konsultimeve të bëra me insitucionet kompetente, duke inkuadruar edhe përfaqësuesit e partive parlamentare.

Këtë sot e deklaroi nënkryeministri Abdilaqim Ademi duke iu për gjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive të SHF “Luigj Guraguqi” në Zhelinë, i cili konformoi se midis të tjerave në Kryesinë qendrore të BDI-së ka qenë edhe seanca e ardshme e Kuvendit më 15 mars në të cilën duhet të votohet për propozimin e guvernatorit të ri të BPRM-së.

Lidhur me takimin e paralajmëruar të kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DMPNE-së Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-s Branko Cërvenkovski, Ademi tha se ata e përshëndetin edhe këtë iniciativë dhe presin se përveç përparimit të dialogut politik me këtë do të realizohet edhe parakushti që të sillet vendim për zgjedhje të parakohëshme.

I pyetur për mundësinë për dialogun politik të brendshëm shqiptar, Ademi tha se ata si BDI janë gjithmonë të hapur për të tilla iniciativa, por se lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk është kompetent që të vednosë dhe të përcaktojë parakushte për realizimin e këtij dialogu politik ndërshqiptar.

SHPËRNDAJE