Xherdan Shaqiri ka qenë i vetmi futbollist shqiptar që është paraqitur titullar me Baselin. Ai me skuadra e tij shënuan fitore me rezultat 2:0 në përballje me Xamax-in. Futbollistët e Baselit luajtën më mirë, patën iniciativën në fushë dhe krijuan më shumë raste, si rezultat i kësaj tundën dy herë portën e rivalit. Shaqiri ka luajtur deri në minutën e 78-të, por që ka treguar angazhim të pashoq në fushë. Kjo është fitorja e parë e Baselit, e cila skuadër pas javës së dytë të elitës zvicerane është ngjitur ne vendin e dytë me katër pikë të tubuara. Granit Xhaka mungon për shkak të lëndimit, kurse Taulant Xhaka nuk ka qenë as në bankë.

SHPËRNDAJE