Bajern Mynihu për vetëm 12 orë mori më shumë se 1 milion kërkesa të tifozëve për të blerë bileta për finalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas rregullave të UEFA-s klubet finaliste për tifozët e tyre do të marin nga 17.500 bileta të cilat do të mund t’i shesin, mirëpo një rrethanë lehtësuese për tifozët e Bajernit është se finalja, në të cilën klubi i tyre do të takohet me Çelsin, do të luhet në “Alians Arenën” e tyre, dhe prandaj është edhe gjithë ky interesim i madh. Ky stadium ka një kapacitet prej 66.000 vendesh për ndeshjet ndërkombëtare.

Bajerni një ditë më parë eliminoi Real Madridin, ndërsa ndeshja finale e Ligës së Kampionëve do të luhet më 19 maj.

SHPËRNDAJE