Bashkia e Gjirokastrës do të bëjë zhvendosjen e varreve të rilindasve, ndërkohë që opinioni gjirokastrit kërkon ndërhyrje restauruese. Intelektualë të qytetit, shoqata kulturore dhe atdhetare, përfaqësues të shoqërisë civile, historianë etj, u kanë kërkuar strukturave lokale ndërhyrje për restaurimin e memorialit në të cilin ndodhen varret e patriotëve të rilindjes Çerçiz dhe Bajo Topulli, A.Z. Çajupi, Koto Hoxhi dhe Pandeli Sotiri. Zhvendosja e varreve të rilindësve ka si qëllim jo vetëm rikthimin e lavdisë së nëpërkëmbur të pesë bijve të ndritur të qytetit, por edhe tërheqjen e vizitorëve vendas e te huaj.

Kohë më parë mbi 100 të rinj gjirokastrite, duke parë gjendjen para shkatërrimi të këtij Memoriali dhe duke par se askush nuk po bën asgjë për rregullimin e tij morën iniciativën që me punë dhe me mjete të veta të bëjnë meremetimin e këtij Memoriali të rilindësve të kësaj ane që kanë shtrirje mbarëshqiptare.

SHPËRNDAJE