Dyzet nxënës të shkollës së mesme profesionale do të kenë mundësi të kryejnë stazhin në profesionet e tyre falë një program të bashkisë së Tiranës. Kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ndërsa mori pjesë në vendosjen e sistemit të ndriçimit në rrugën “5 Maji” theksoi se ky program është një mundësi për trajnimin e nxënësve duke shtuar se Tirana dhe tregu i punës ka nevojë akute për profesionistë dhe specialistë.“Kjo është një mundësi shumë e mirë për punësim e të rinjve dhe në këtë kuadër ndërmarrja nr 2 që merret me ndriçimet, kanalizimet i ofron 40 nxënësve të shkollës së mesme profesionale mundësinë për stazh që do të jetë në 3 faza: 1 njohja e veprimtarisë së ndërmarrjes; 2. punën në terren; 3. shanset për karrierë. Kompania e cila merret me ndriçimet do tu ofrojë 5 stazhantëve vende pune në këtë kompani. Nevojat e mëdha që ka sot tregu i punës të përmbushen me mënyën më të denjë nga profesionalistë dhe specialistë. Tirana nuk do të harrojë që ka një vlerë akute për një sërë porfesionalistësh si elektriçistë, hidraulik etj” theksoi Basha.Gjithashtu Basha ka theksuar se do të shumëfishohen programet e stazhit për të rinjtë duke premtuar se edhe Bashkia e Tiranës do të shikojë mundësinë e punësimit të të rinjve

SHPËRNDAJE